1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs për punësim – Operator i BAC-së

RRETH NESH

The HALO Trust është organizata më e madhe humanitare ndërkombëtare e pastrimit të fushave të minuara dhe fushëbetejave, e cila operon në 30 vende dhe territore të botës dhe punëson 12,000 persona staf ndërkombëtarisht. Me projektin e themeluar në Kosovë më 1999, misioni i HALO-s është të mbrojë jetëra dhe të rivendosë jetesën për ata që preken nga minat tokësore dhe nën-municionet kasetore.

HALO është një punëdhënës i mundësive të barabarta dhe nuk do të diskriminojë asnjë kandidat në bazë të moshës, gjinisë, etnisë, fesë ose ndonjë karakteristike tjetër.Të gjitha rekrutimet kryhen në mënyrë transparente, me përzgjedhje të bërë vetëm në bazë të aftësisë.Gratë dhe pakicat inkurajohen të aplikojnë.

TITULLI: Operator i BAC (Pastrimit të fushë-betejave)

LOKACIONI: Rajoni i Gjakovës, rajoni i Ferizajit

ORARI: I plotë

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Operarator-i/ja i/e BAC-së është përgjegjës/e për pastrimin e UXO-ve (mjeteve të pashpërthyera) në Kosovë, në përputhje me rregullat e HALO-s dhe standardet kombëtare të HALO-s në Kosovë. Ata/o janë përgjegjës/e të raportojnë çdo eventualitet tek Udhëheqësi i Ekipit apo tek Ndihmës Udhëheqesi i Ekipit.

Puna si operator/e kërkon përgjegjësi të lartë,përkushtim dhe shëndet të mirë fizik si dhe shpeshherë nënkupton qëndrim në kampe larg shtëpisë, gjatë ditëve të punës. HALO kërkon punë ekipore dhe nga ju pritet të përfaqësoni mirë HALO-n, duke iu përmbajtur politikave të organizatës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE  

  • Kryen pastrimin e UXO-ve (mjetëve të pashpërthyera) në përputhje me Procedurat Standarde të Operimit të HALO Kosovë.
  • Ruan standarde të larta të sigurisë personale dhe të
  • Përdor dhe ruan pajisjet në mënyrë të sigurtë dhe korrekte.
  • Ndjek udhëzimet e pastrimit të fushave nga Udhëheqesi i Ekipit dhe ngrit çdo shqetësim në kohën e duhur.
  • Ruan standardet profesionale të përpikmërisë dhe disiplinës, si në vendin e punës, ashtu edhe në kamp.

KUALIFIKIMET

  • Të jenë banorë të Republikës së Kosovës
  • Të jenë mbi moshën 18 vjeçare
  • Të kenë të përfunduar shkollën e mesme
  • Të kenë rekord të pastër kriminal nga Gjykata Themelore
  • Të kenë disponueshmëri për të punuar në tërë territorin e Kosovës
  • Të kenë disponueshmëri për të qëndruar në kamp
  • Posedim i patent shoferit (Kategoria B) konsiderohet përparësi

PËRFITIMET

Përfitimet e të punuarit me HALO-n:

  • Pagë konkuruese
  • Mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve për fëmijë nga mosha 6 muajsh deri në 8 vjeç
  • Paketa gjithëpërfshirëse e pushimeve
  • Trajnimi i paguar
  • Kompensimi i ushqimit dhe akomodimi sigurohen kur kanditatët vendosen larg shtëpisë
  • Mundësi për avancim në karrierë

APLIKIMI

HALO do të ofrojë trajnime për të gjithë kandidatët e suksesshëm. Trajnimi do të mësojë të gjitha aftësitë e nevojshme për të kryer punën. Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, kandidatëve do të ju ofrohet pozita e punës me orar të plotë.

Të gjitha aplikacionet duhet të dërgohen në email adresën hr@halokosovo.org apo fizikisht tek zyret e The HALO Trust, adresa: Dervish Shaqa pn, Osek Hilë, Gjakovë (nr.tel 048 492 770) duke përfshirë CV-në, kopje te letërnjoftimit dhe vërtetimin nga gjykata që nuk jeni nën hetime. Afati i fundit për aplikim: 10 mars 2024, deri në orën 23:59.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 10/03/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj, Gjakovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet