1
PREMIUM
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shield Recruitment & HR kërkon Shef i Panaterisë (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për përgatitjen e llojeve të ndryshme të brumërave;
  • Gatuan, përgatit dhe dekoron brumrat / bukët në mënyrë dekorative dhe tërheqëse për mysafirët e hotelit, me rastin e shërbimit të mëngjesit, drekës apo darkës në restorante apo shërbimit në dhomë;
  • Gatuan dhe përgatit brumrat / bukën sipas cilësisë së lartë në restorant me rastin e organizimit të dasmave, banketeve dhe rasteve të tjera familjare;
  • Gatuan, përgatit dhe kujdeset për shërbimin e brumërave / bukës duke respektuar standardet ndërkombëtare;
  • Kujdeset që të përdoren metodat e duhura të gatimit të brumërave, duke siguruar që proteinat dhe vitaminat e ushqimit të mos humbin për shkak të pjekjes në temperatura të larta;
  • Kujdeset dhe siguron që zonat e gatimit të ushqimit në kuzhinë të jenë në gjendje të pastër;
  • Të ketë guxim dhe pavarësi që të përgatit, zhvillojë dhe shërbejë recetat dhe menytë e reja si dhe të eksperimentojë me lloje të ndryshme të stileve të gatimit;

Kualifikimet;

  • Përgatitje profesionale në fushën e gastronomisë;
  • Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune si kuzhinier në hotele me 4 ose 5 yje;
  • Certifikata për kualifikim profesional si kuzhinier;
  • Njohuri shumë të mira profesionale e praktike të punës në kuzhinë;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën angleze;
  • Përvojë të mjaftueshme profesionale për ti përballuar detyrat e punës nën presion dhe përgjegjësitë me të cilat ngarkohet;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 29 Shkurt 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Skadon 29/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet