1
PREMIUM

Zyrtar për Transport dhe Logjistikë

Ruaj
Pro Transport
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shpallje për vende të lira të punës nga Pro Transport Shpk

Pozita “Zyrtar për transport dhe logjistikë

Fushëveprimi i pozitës:

Organizimi dhe zbatimi i shërbimit të transportit detar dhe ajror të mallërave nga pika e origjinës deri te pika finale e destinimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikon me klientët për porosi të ngarkesave të reja duke mbajtur komunikim me klientin rreth kerkeses specifike te sherbimit ne njeren ane dhe organizimin e transportit me furnitorin me te pershtatshem ne anen tjeter.
  • Pergatitja e ofertes nga dergimi i cmimit deri te pranimi i saj nga klienti;
  • Monitorimin e mbarevajtjes se procesit te transportit perfshire zgjidhjen e problemeve gjate transportit, koordinimin me agjensionet doganore dhe percjelljen/arkivimin e dokumentacionit perkates gjate zhvillimit te operacionit.
  • Pregaditja dhe percjellja e cargo manifestit te departamenti i financave sipas ofertes se pranuar nga klienti;
  • Percjelljen e raporteve te transporteve te kryera.

Kriteret dhe kushtet për pranim:                                                       

  • Pervojë pune minimum 3vite , preferohen kandidatët që kanë përvoje pune në sektorin e njejtë apo në funksionin e shitjes,
  • Kualifikimi i lartë universitar (bachelor) është i obligueshëm,
  • Njohuri e mirë e gjuhës angleze
  • Njohuri e mirë e paketës Microsoft Office, MS Excel në veçanti,
  • Aftësi të shkathëta në komunikim me palë si dhe punën ekipore.

Kushtet e pageses: Rroga + Bonusi minimum 800.00euro ne muaj.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të thirren në fazen e intervistës. CV duhet të dërgohen përmes  email-it në adresën financa@pro-ks.com  jo me vonë se 03.03.2024.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet