AMIK

Praktikant/e

	 	 

SHPALLJE

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) është një organizatë jo-fitimprurëse vendore në Prishtinë që promovon avancimin e rolit të mikrofinancës në Kosovë. AMIK-u është duke kërkuar të rekrutojë një PRAKTIKANT/E.

Shpallja vlen për:

Për të gjithë studentët e vitit të tretë të studimeve apo që rishtazi i kanë mbaruar studimet në drejtimet e 1) Ekonomisë, 2) Menaxhmentit dhe/apo 3) Financës.

Puna Praktike zgjat 3 deri në 6 muaj, varësisht prej interesimit dhe suksesit të kandidatit/es.

Kërkesat: 

Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar për mikrofinancën, të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, njohuri të mira të punës me kompjuter dhe aftësi të mira për analiza kuantitative.  

Detyrat dhe Angazhimet:

Detyrat dhe angazhimet e punës janë të ndihmojë Zyrtren e Adm. dhe Financës dhe Drejtor të AMIK me:

  • Mbledhjen dhe analizën e të dhënave për sektorin e mikrofinancës në Kosovë, Evropë dhe prezentimi i tyre në formën e raporteve/ppt për AMIK
  • Përgaditja dhe përditësimi i të dhënave për uebfaqen e AMIK
  • Komunkimi dhe koordinimi me anëtarë për pytësorët dhe të dhënat sipas projekteve të vecanta të AMIK
  • Ndihmë tjetër të kërkuar për temat dhe menaxhimin e AMIK

Ju lutem na e dërgoni CV me letër motivuese, më së largu deri me 15 Gusht 2019, në e-mail adresën info@amik.org, me titullin e shënuar “Për Praktikant në AMIK”.

TAGS: AMIKPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2136
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC