1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të zgjedhjes se kompanisë për blerjen e softuerit per Burime njerezore, shpall këtë:

FTESË PËR PARAQITJE TE OFERTAVE PËR SOFTUER TË BURIMEVE NJERËZORE

Kreditimi Rural i Kosovës - KRK fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për softuer per departamentin e Burimeve njerezore.

Softueri duhet te permbaj modulet si ne vijim:

  • Administrimi i dokumenteve dhe baze te te dhenave te punonjësve,
  • Rekrutimi
  • Trajnimet, zhvillimi dhe orientimi per punetor te ri (onboarding)
  • Menaxhimi i performances
  • Payroll (administrimi i te ardhurave, benefiteve, etj.)
  • Menaxhimi i ardhjes ne pune, pushimeve dhe mungesave
  • Moduli i vet-sherbimit te punonjesve/employee self service (pushimet, trajnimet, etj.)
  • Raporte (HR analytics & metrics)
  • Sondazhe
  • Te tjera te preferueshme, (menaxhimi i talenteve, planifikimi i vazhdimesise/zevendesimeve, mireqenia e punonjeseve etj.)

Software-i duhet te kryej funksionet e pergjitheshme te ketyre moduleve dhe te kete:

  • Cilesi, qartesi dhe saktesi ne te dhena dhe komunikim
  • Qartësi dhe lehtësi ne përdorim (user-friendly)
  • Plotësi te funksionaliteteve
  • Fleksibilitet dhe mundesi konfigurimi

Oferta duhet te permbaj:

  • Çmimi i softuerit
  • Çmimi per implementim dhe licenca
  • Çmimi per mirembajtje vjetore
  • Referenca per implementime te meparshme
  • Propozimin për kërkesat e infrastrukturës, softueri i propozuar cfare pajisje ose sistemi kerkon, në veçanti infrastrukturen harduerike dhe softuerike, cfare licenca. Te specifikohen kërkesat optimale të serverit për të garantuar funksionimin e duhur të Softuerit.

Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në:

  • Oferten qe perfshin kerkesat e publikuara
  • Çmimi i ofruar,
  • Kushtet e implementimit, afatin kohor

Çmimet duhet te jene me TVSH te përfshirë.

Afati i paraqitjes së ofertave deri me 29.02.2024

Ofertat mund të dërgohen në adresën : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr. 2), Prishtinë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet