Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë

Zyrtar/e për menaxhimin e projekteve dhe objekteve arsimore

	 	 

Republika e Kosovës-Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë

Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije

Ministri of Education, Science end Technology

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji nr. 03/L-149, neni 12, paragrafi 4, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë shpall:

Konkurs për “Marrëveshje për shërbime të veçanta

Institucioni: Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë

Departamenti: Divizioni për zbatimin e projekteve

Paga bruto: 423.47 €

Titulli i vendit të punës:    Zyrtar/e për menaxhimin e projekteve dhe objekteve arsimore  (1 vend pune)

Kohëzgjatja e kontratës:  6 muaj

Vendi i punës: Prishtinë    Datë: 16.07.2019

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mbikëqyrë kontratat për renovimin dhe ndërtimin e ndërtesave arsimore;
  2. Mbikëqyrë regullimin e infrastrukturës përcjellëse të ndërtesave arsimore për projekt –dizajne;
  3. Bashkëopunon me komunat dhe donatorët e jashtëm për ruajtjen e efiqiencës së energjisë në shkolla;
  4. Asiston divizionin e prokurimit të MASHT-it dhe divizionin e financave sipas nevojës në administrimin e obligimeve në kuadër të MASHT-it;
  5. Mbikëqyrë implementimin e planifkimeve të hapsirave shkollore të administruara nga MASHT-i, nga komunat dhe donatorët, duke u siguruar që janë respektuar normat e planifikimit;
  6. Asiston në pregatitjen e paraqitjes së buxhetit dhe raporteve tjera të nevojshme financiare dhe punon programin e investimeve kapitale, PIP.

Kualifikimet

  1. Diploma universitare në arkitekturë -projektim, apo ndonjë fushë e përafërt; dy (2) vite përvojë pune në arkitekturë, menaxhim të projekteve, dizajne etj;
  2. Rishikon donatorët, komunat dhe planet e kontraktorëve dhe sigurohet që planet e tyre janë në përputhje me planifikimin e hapësirave shkollore si në MASHT;
  3. Bën monitorimin e shpenzimeve të fondeve që janë të alokuara në komuna, që të sigurohet që planifikimi i hapësirave shkollore janë në pajtushmëri me projektet specifike të MASHT-it;
  4. Njohuri ne kompjuter duke përfshirë Word, Excel, Auto CAD, arch Cad etj;
  5. Njohuri në gjuhët e huaja në anglisht dhe gjuhën serbe.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësitë fizike që kërkohen Për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit në uebfaqen e MASHT-it dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit 23.07.2019

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në uebfaqen e MASHT-it http://masht.rks-gov.net/,  ose ta marrin në  Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Rr. “Agim Ramadani” nr. 1  në zyrën e arkivit ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit si dhe dokumentacione tjera të nevojshme sipas konkursit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: Ministria e Arsimit, Shkences dhe TeknologjisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 840
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC