1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZITA: Asistent/e i/e Shitjes Online

Qyteti: Prishtinë

Lokacioni: Veternik

Orari i punës : Orar i plotë në zyre të kompanisë

Kompania: NOIR Corp

Dyqanet: LABEL NUE, HOMME, SHOEDAZZ

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Organizimi i punës ditore
  • Ofrimi i shërbimit profesional ndaj klientit përmes telefonit, e-mail, bisedës live dhe rrjeteve sociale
  • Të njohë sistemin e shitjes dhe rregulloren e kompanisë
  • Përgjigja e ankesave, kërkesave të klientëve në mënyre profesionale
  • Përgjegjës/e për komunikimin me postën
  • Ruajtja e standardeve dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimit ndaj klientëve
  • Detyra të tjera në përputhje me pozitën dhe kërkesat e vendit të punës

Kualifikimet:

  • Përvojë pune si asistent/e shitjes online ose të ngjajshme
  • Diplomë të shkollës së mesme
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe sistemimi
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës
  • Të ketë saktësi dhe vëmendje në detaje të punës
  • Njohuri të theksuara të teknologjisë
  • Njohuri të theksuar të Microsoft Office

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • CV
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV në e-mail adresën Hr@noircorp.com

Afati i aplikimit është deri me datën 10/03/2024

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 10/03/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet