Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalRepublika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Shëndetësisë - Ministarstvo Zdravstvoa - Ministry of Health
Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division
SHPALLJA E REKRUTIMIT
Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Departamenti: Departamenti i Zhvillimit Strategjik Shëndetësor / Divizioni për Infrastrukturë
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë për Menaxhimin e Projekteve
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti - 8
Afati i kontratës: Nëpunës i karrierës – me kohë të pa caktuar
Nr. i Referencës: MSh-17/07/2019
Detyrat kryesore:
- Përgatit dokumentacionin për projekte, përfshirë dizajnët, specifikacionet teknike, paramanat, parallogaritë dhe tërë dokumentet teknike (sistemet e alarmit, sistemet e kontrollimit automatik, sistemet audio vizuale, sistemet e BMS, sistemet elektro-makinerive);
- Mbikëqyrë punët e instalimeve elektrike dhe elektro-makinerive në punë të projekteve në punishte dhe kontrollon librin ndërtimor si dhe ditarin e punës për çdo ditë deri në kalimin e periudhës së defekteve dhe periudhës së garancionit;
- Menaxhon dhe kontrollon sistemin e pagesave që të realizohet sipas kushteve të kontratës për projektet me të cilat është i ngarkuar;
- Ndihmon në përgatitjen e planifikimeve buxhetore dhe raporteve të nevojshme mbi projektet;
- Merë pjesë në komisionet në të cilat caktohet nga udhëheqësi për hapje të ofertave dhe vlerësimeve për projektet inxhinjerike të ndërtesave shëndetësore dhe kujdeset që oferta e rekomanduar t’i përmbush standardet teknike të pranuara vendore dhe ndërkombëtare;
- Kontrollon dhe përcakton tipin dhe kualitetin e materialit që do të përdoret gjatë ekzekutimit të punimeve që t’i përmbush kushtet sipas standardeve teknike;
- Ndihmon të grumbulloj dhe arkivojë të gjitha dokumentacionet detale dhe udhëzimet e përdorimit të pajisjeve (i kërkon kontraktori) si dhe dizajnët e fundit sipas ekzekutimit të punimeve në punishte;
- Kryen punë sipas kërkesave te eprorit, nga komponenti inxhinjerik, profesionale dhe aktivitete te veçanta qe ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e DI-së.
- Përgatit raporte për aktivitetet e kryera periodike dhe sipas kërkesës.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Shkollimi i kërkuar: Diplome Universitare - Inxhinier i Diplomuar në Ndërtimtari, Arkitekturë, Makineri ose Elektro.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.
Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës, pa afat të caktuar.
Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 20.07.2019 deri 03.08.2019
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038 212 -276.
”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
TAGS: Ministria e Shendetesise, Prishtine, KosovaJob, Vende Pune, Njoftime Pune, Oferta Pune, Portal Pune, Lyp Pune, Vende te lira Pune, Kerko Pune