1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare shpall konkurs për 
Copywriter
(gjysëm orar/ 20 orë në javë)

Fillimi i punës: 15/03/2024

KUSH JEMI NE?

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është organizatë që fokusin kryesor e ka tek anëtarët dhe është e përkushtuar për të fuqizuar më shumë lidhjet bilaterale ekonomike ndërmjet  Kosovës dhe Gjermanisë. OEGJK është themeluar me iniciativë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, dhe aktualisht përfaqëson  mbi 200 kompani anëtarë, të cilat në total punësojnë mbi 40 000 punonjës. Oda këshillon, përkrah dhe përfaqëson kompanitë gjermane në Kosovë që kërkojnë të investojnë, zhvillohen ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre biznesor. Gjithashtu, përkrah dhe këshillon kompanitë kosovare, të cilat tregtojnë me Gjermaninë, përmes një game të gjërë të shërbimeve duke iu krijuar mundësi për rrjetëzim dhe të bërit biznes në të dyja vendet. Meqënësë OEGJK është në zemër të komunitetit të biznesit gjerman në Kosovë, ne si organizatë luajmë një rol aktiv në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes për kompanitë anëtare, duke siguruar një zë të respektuar për anëtarët tanë.

ÇFARË DO TË BËNI ÇDO DITË?

  • Shkrimi i teksteve në gjuhën shqipe dhe angleze apo gjermane për formate dhe rrjetet sociale të ndryshme që ka OEGJK.
  • Punon ngushtësisht me të dy shtyllat e OEGJK-së.
  • Krijimi i audincave sipas tematikave të postimit. 
  • Përgatija e komunikatave për shtyp. 
  • Përgatitja e teksteve për newsletter/buletinin e OEGJK-së.
  • Redaktim dhe rishikim i teksteve që pranon nga kolegët.
  • Dizajnim për templatet e reja sipas nevojës së eventeve.

ÇFARË TË BËN TY NJË SUPER KANDIDAT/E?

  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare ne fushën e njëtjë
  • Je detajist/e dhe di të tërheqësh publikin me shkrimet e tua
  • Ke njohuri në përdorimin e Canva, Photoshop, Adobe Illustarator, etc
  • Ke njohuri në përdorimim e rrjeteve sociale ( Facebook, LinkedIn, Instagram)
  • I/e diplomuar në Ekonomiks, Administrim Biznesi dhe Marketing, Dizajn Grafik, etj
  • Vet-iniciativë, bashkërendimit dhe punës në grup
  • Flet dhe shkruan bukur shqip dhe anglisht, gjuha gjermane është përparësi

ÇFARË OFROJMË NE:

  • Ambient atraktiv dhe modern i punës, në qendër të Prishtinës
  • Sigurim shëndetësor për ty dhe familjen tënde
  • Mundësi zhvillimi personal dhe profesional

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NE:

  • Ne jemi një punëdhënës që vlerëson lojalitetin, kolegjialitetin dhe punën në ekip.
  • Ne jemi një organizatë agile, me kulturë të hapur për feedback. Rezultatin e punës e masim kundrejt

vlerave që kemi në organizatë, e ato janë: integriteti, mirësjellja, përgjegjësia dhe sinqeriteti.

  • Ne jemi organizatë dinamike që i përshtatet kërkesave dhe nevojave të anëtarëve.
  • Tek ne çdo punonjës vepron në mënyrë të pavarur.
  • Ne i mirëpresim idetë e reja dhe i zhvillojmë ato më tutje.
  • Ekipet tona janë ndërdisiplinore, rrjetëzimi është shumë i rëndësishëm për ne.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, luteni ta dërgoni një portofolio të punëve tuaja bashkë me CV përmes Butonit 'Apliko Këtu' deri më 23.02.2024 

Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike! 

Ju lusim të mos e kontaktoni OEGJK-n për informacione ose pyetje paraprake para se të kontaktoheni! Vetëm kandidatët që janë në rreth të ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Gazetari, Shtyp & Media
Skadon 23/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet