1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Oxa-Group, me seli në Ferizaj hap konkurs për pozitë të lirë në fushën e industrisë së prodhimit te mobileve:

  1. Menaxher i Kompanisë Prodhuese

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Udhëheq organizimin, monitorimin dhe rrjedhën e procesit të prodhimit;
  • Bën mbikëqyrjen e punëtorëve në prodhim dhe adreson problemet në departamentet përkatëse;
  • Rekruton staf sipas nevojave të kompanisë;
  • Udhëheq shitjen sipas objektivave të caktuara dhe planifikon prodhimin në linjë me strategjinë dhe objektivat e kompanisë;
  • Përpilon raporte të ndryshme të lidhura me natyrën punës; financiare, analiza të furnizimit, performancë të produkteve në shitje, identifikimi i fytave të ngushtë dhe ngjashëm;
  • Raporton para Menaxhmentit Ekzekutiv, në baza të rregullta të përcaktuara me rregulloret e brendshme;
  • Propozon përmirësim të proceseve në Departamentin e Operativës dhe bashkëpunon ngushtë në koordinimin e veprimeve të përbashkëta në automatizimin e proceseve;
  • Jep udhëzime për stafin e ri në përcaktimin dhe ambientimin në vendin e punës;
  • Në vazhdimësi përcjell kualitetin e produkteve dhe sigurohet që produktet finale të jenë në përputhje me standaret më të larta të cilësisë;
  • Hulumton ,vlerëson dhe analizon kostot e materialeve dhe të produkteve finale ;
  • Ndihmon dhe asiston në regjistrimin e aseteve dhe invertarit;
  • Fokusohet në ngritjen e mëtutjeshme të kompanisë me qëllim të rritjes së prodhimit dhe rritjes së efiçiencës ne prodhim;
  • Mbikqyrë të gjitha proceset e operacioneve brenda kompanisë duke ju përgjigjur kërkesave të furnitorëve, klientëve dhe palëve tjera;
  • Kordinon proceset e furnizimit,prodhimit dhe shitjes ;
  • Si dhe detyra të tjera të lidhura me natyrën e punës.

Kushtet për aplikim

  • Të ketë të mbaruar shkollimin universitar në fushat relevante;
  • Të ketë përvoje pune menaxheriale së paku 2 vite, e preferueshme në prodhim;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese në raport me punonjësit, kolegët dhe palët e jashtme;
  • Të ketë njohuri të avancuar të punës me kompjuter;
  • Të njohë gjuhën angleze, së paku nivelin B1.
  • Të ketë aftësi për të përballuar stresin dhe presionin;
  • Të jetë fleksibil dhe i shpejtë në zgjidhjen e problemeve;
  • Të ketë aftësi për të menaxhuar kohën dhe të i caktoj prioritetet në punë;
  • Të ketë patent shofer të kategorisë B;

Si të aplikoni:

Personat e interesuar për të aplikuar duhët të dërgojnë CV-në dhe referencat nëse kanë, në adresën elektronike: hr@oxa-group.com, me titull në subjekt: Menaxher i Kompanië Prodhuese.

Aplikimi është i hapur deri me 21.02.2024

Kategoria Menaxhment
Skadon 21/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet