1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Menaxher i projektit për sigurim themelor: 3 pozita

Përshkrimi i punës:

Jemi në kërkim për Menaxher të Projektit për Sigurim Themelor, i aftë dhe me përvojë për t'iu bashkuar ekipit tonë. Si MP ju do të jeni përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe ekzekutimin e të gjitha aspekteve të projekteve të sigurimit themelorë. Ju do të punoni ngushtë me ekipe ndërfunksionale për të siguruar zbatimin dhe përfundimin e suksesshëm të projekteve në kohë. Kandidati ideal duhet të ketë ekspertizë në sistemet e sigurisë fizike, metodologjitë e menaxhimit të projektit dhe aftësi të forta drejtuese.

Përgjegjësitë:

  • Përcakton dhe qartëson fushëveprimin e projektit.
  • Kryen vlerësimeve të rrezikut dhe zhvillimi të strategjive për të eliminuar ose minimizuar rreziqet e mundshme.
  • Përgjegjës për menaxhimin e rojeve te projektit që udhëheq 24/7.
  • Vendos drejtimin strategjik për planifikimin e sigurisë mbrojtëse dhe administrimin e rrezikut.
  • Rishikon gjendjen e sigurisë, harton vlerësimin dhe jep rekomandime për masa shtesë të sigurisë, kompanive//koorporatave (kur është e nevojshme).
  • Zhvillon politikat dhe procedura për të mbështetur arritjen e objektivave të projektit.
  • Përcakton strukturën organizative të ekipit të projektit.
  • Identifikon rolet dhe pozicionet.
  • Koordinon të gjitha aktivitetet në të gjitha funksionet e ndryshme organizative.
  • Motivon anëtarët e ekipit të projektit.
  • Bënë inspektime te rregullta çdo dite pune ne pikë - rojet e tij.
  • Kontrolli i përparimit të projektit drejt përmbushjes së objektivave të tij.
  • Përcaktimi i shkakut të devijimeve nga plani.
  • Marrja e veprimeve korrigjuese për të trajtuar devijimet.

 Kërkesat:

  • Diplomë Universiteti e rekomanduar, certifikata relevante profesionale
  • Përvojë në punë menaxheriale, e rekomanduar në sigurim themelor.
  • Të ketë aftësi metodologjike dhe të ketë njohuri në shfrytëzimin mjeteve për menaxhim të projektit.
  • Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe menaxhuese të ekipit.
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikuese dhe ndërpersonale.

Aplikimi mund të bëhet deri me datë 29.02.2024, ora 16:00.

Nëpërmjet dërgimit të CV-së ne email, si dhe fizikisht në zyret tona;

hr@besasecurity.com

VËREJTJE:

Të gjithë ata që i plotësojnë kushtet, do të ftohen për intervistë, menjëherë pas aplikimit!

Telefoni kontaktues: 049/964/624

Kategoria Menaxhment
Skadon 29/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet