1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SOS FSHATRAT E FËMIJËVE KOSOVË ËSHTË DUKE KËRKUAR

BASHKËPUNËTOR PËR NJËSINË E KUJDESIT ALTERNATIV

Pozita: Pedagog

M/F

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është një organizatë joqeveritare për zhvillim social, e cila është aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve duke i mbështetur nevojat e tyre, që nga viti 1999. Ne krijojmë familje për fëmijë pa përkujdesje prindërore, dhe u ndihmojmë atyre që ta formësojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Për të përmbushur këtë mision, ne po kërkojmë kandidat/e të përkushtuar për pozitën e Pedagogut.

QËLLIMI I POZITËS

Të zbatoj programin e duke përfshirë qasjet pedagogjike në krijimin dhe ruajtjen e nivelit të lartë të përkujdesjes për fëmijët dhe të rinjtë e njësisë Kujdesi Alternativ. Siguron mbështetje individuale dhe grupore për fëmijët, të rinjtë dhe familjet duke i pajisur ata me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të zhvilluar potencialin e tyre.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Krijimi dhe ruajtja e raporteve të ngrohta dhe të afërta me fëmijë, të rijnë dhe familje
  • Vlerësimi dhe intervenimi pedagogjik për fëmijë dhe të rijnë
  • Mbështetje pedagogjike individuale dhe grupore për fëmijë dhe të rijnë
  • Këshillimi dhe udhëzimi i prindërve dhe familjes për fëmijë dhe të rijnë
  • Planifikimi, dokumentimi dhe zbatimi i planeve edukative
  • Krijimi i ambientit të shëndoshë dhe stimulues i të nxënit për fëmijë dhe të rijnë
  • Organizimi i takimeve dhe mbajtja e kontakteve me shkolla dhe institucione tjera që ofrojnë shërbime arsimore
  • Planifikimi dhe koordinimi i punës me ekipin psiko-pedagogjik
  • Identifikimi i burimeve të mundshme të ndihmës nga komuniteti
  • Përgjegjës për brenda fushës së punës për të parandaluar dhe mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, eksploatimit, dhunës dhe diskriminimit duke u bazuar në parimet e Politikës për Mbrojtjen e Fëmijëve të SOS Fshatrave të Fëmijëve
  • Identifikohet me, dhe zbaton vlerat, vizionin dhe misionin e organizatës

KRITERET E NEVOJSHME:

  • Diplomë universitare në fushën e pedagogjisë apo edukimit
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën relevante
  • Aftësi të mira të komunikimit ndër personal dhe kompetencë sociale
  • Aftësi për të punuar nën presion
  • Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale
  • Fleksibilitet, gatishmëri për punë ekipore dhe përkushtim
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në aspekt profesional
  • Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve (kategoria B)
  • Gatishmëri të identifikohet me vizionin, misionin dhe vlerat e SOS Fshatrave të Fëmijëve

NE OFROJMË

  • Ambient mbështetës të punës
  • Mundësi për zhvillim dhe ngritje profesionale
  • Angazhim afatgjatë dhe të qëndrueshëm

Orari i punës

  • 40 orë në javë

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë zbaton rregullore të brendshme që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial. Për këtë arsye ju lutem i cekni qartë kontaktet e punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit.

Afati i fundit për aplikim është më 20 shkurt 2024 përmes emailit: hr.recruitment@soskosova.org

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Nuk shqyrtohen aplikimet me dokumentacion të pakompletuar.

Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të ftohen në intervistë.

Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 20/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet