1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Shpallim konkurs për:

MENAXHER I IT-SË

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinon punët dhe shërbimet përkatëse në Departamentin e IT-së;
  • Propozon dhe përcjellë inovimet e reja në lëmin e teknologjisë informative;
  • Sugjeron dhe kujdeset për ripërtrirjen e pajisjeve kompjuterike;
  • Menaxhon projektet e Departamentit të IT-së;
  • Jep instruksione në lidhje me përdorimin dhe shfrytëzimin e pajisjeve teknologjike;
  • Përcjell punët e sistemit kompjuterik dhe kujdeset për punën e sistemit, arkivimin dhe azhurimin e të dhënave;
  • Jep propozime të reja për zhvillimin e Departamentit të IT-së;
  • Planifikon, organizon, kontrollon dhe vlerëson operacioner e IT-së dhe të dhënave elektronike;
  • Siguron sigurinë e të dhënav dhe aksesin në rrjet në bazë të politikave të brendëshme të kompanisë.

Kushtet e përgjithshme:

  • Shkollim i lartë professional;
  • Eksperiencë disa vjeçare në fushat e administrimit të sistemit, planifikimit dhe funksionimit të infrastrukturës IT në fushën e produkteve MS: si MS Windows Server, Hyper-V;
  • Njohuri të gjera për infrastrukturën e TI-së në lidhje me Rrjetet, Router, Switch dhe produktet e sigurisë;
  • Njohuri të mira në zhvillimin dhe mirëmbajtjën e aplikacioneve softuerike;
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

hr@migros-group.com

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Migros Group

Zona industriale 4, 12000

Prishtinë, Kosovë

Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 05/03/24 (1 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet