1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Arjeta Group SH.P.K për njësinë e saj QTA Skenderaj shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :

  • 1- Monitorues/e
  • 1- Asistent/e e Marketingu

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Monitorues/e

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Skenderaj  

  • Monitoron kamerat dhe sistemin e sigurisë.
  • Ofron përkrahje profesionale në zyrën e monitorimit,
  • Ofron përkrahje teknike për çështjet e ndërlidhura me teknologjinë informative,
  • Siguron mbarëvajtjen e të gjitha proceseve të monitorimit,
  • Informon dhe raporton pjesëtarët e sigurimit mbi gjendjen dhe ndodhitë eventuale gjatë ndërrimit të tij,
  • Mbikëqyrë lokacionet, lëvizjet e personave 6. Parandalon incidentet dhe përkujdeset për tejkalimin e tyre
  • Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të këtë të kryer së paku shkollimin e mesëm,
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, raportimit dhe qasje në punë,
  • Njohuri të përdorimit të kompjuterit,
  • Përvojë pune relevante një përparësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën  Asistent/e e Marketingu

            Lokacioni i Punës, QTA Njësia Skenderaj

  • Bënë kontrollin e të gjitha detajeve të produkteve në broshura, paketime dhe produkte;
  • Kujdeset nëse krijimi i dizajnëve ka një impakt vizual dhe në përputhje me kërkesat;
  • Ndihmon ekipin e marketingut në organizimin e projekteve të ndryshme;
  • Ndihmon në përshkrimin e produkteve (content);
  • Harton dhe poston përmbajtjen e produkteve;
  • Korrigjon dhe modifikoni postimet për rrjetet sociale përpara publikimit;
  • Ndihmon ekipin në përgatitjen e promocionet ditore, javore dhe mujore;
  • Kontribuon në dizajnim të produktit, pozicionimin e tyre dhe përcaktimin e mënyrës së shitjes;

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme në Fushën e Marketingut);
  • Të ketë eksperiencë në punë të ngjajshme;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të programeve për dizajnim Corel Draw, Adobe Photoshop, Adobe Illustrator dhe pakos së Microsoft Office;
  • Njohuri të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës;
  • Të ketë shpirt ekipor dhe vetiniciative;
  • Të posedojë patente shofer. Kategoraia B
  • Kandidatët që kanë përvojë pune në kompani të ngjashme kanë përparësi.

 Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) hr@arjeta.eu 

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 03 Shkurt 2024 deri më 15 Shkurt 2024.

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 15/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Skënderaj
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet