1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ITD Pishtine  shpk, kërkon të punësojë:

Specialist/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore

Ky rol ka përgjegjësi për të gjithë procesin e rekrutimit në kompani, si edhe çështjet administrative që lidhen me procedurat e Burimeve Njerëzore.

Kërkesa për kandidatët

  • Njohje shumë e mirë e të gjitha proceseve të punës që kryhen në Departamentin Burime Njerëzore.
  • Njohuri shumë të mira rreth Ligjit të Punës.
  • Njohuri shumë të mira mbi dokumentacionin që përdoret në Burime Njerëzore.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)
  • Të jetë i/e pajisur me certifikata që dëshmojnë kualifikime të ndryshme në fushën e Burimeve Njerëzore (e preferuar)

Aftësi të tjera:

  • Aftësi të mira analitike
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
  • Aftësi për të punuar në grup

Arsimimi dhe eksperienca:

  • Diplomë universitare
  • Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune si Specialist i Burimeve Njerëzore në kompani private.

Detyra dhe përgjegjësi:

Rektrutim:

  • Planifikon rekrutimet e kompanisë në bazë të objektivave të biznesit dhe nevojave afatshkurtra/afatmesme dhe afatgjata për rritje të kapaciteteve në Burime Njerëzore.
  • Zhvillon teknika të headhunting: identifikim, investigim, mbledhje të fakteve dhe opinioneve, përgatitja për takim të personave që do bëjnë headhunting, përfshirje e menaxherëve të kompanisë në headhunting.
  • Publikon pozicionet vakante në platforma të ndryshme që ofrojnë burim kandidatësh.
  • Administron të gjitha CV-të, selekton, interviston dhe vlerëson kandidatët për pozicione të ndryshme pune.

Menaxhim i stafit:

  • Ndihmon në zbatimin e kërkesave të të gjitha procedurave operacionale në zbatim të Burimeve Njerëzore dhe plotësimin e formularëve.
  • Kujdeset në mënyrë të rregullt për të gjitha njoftimet e brendshme mbi punësimet, ndryshimet e posteve të punës dhe largimet e punonjësve.
  • Kujdeset për plotësimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve të punonjësve sipas standardeve të kompanisë dhe kërkesave ligjore.
  • Kujdeset për menaxhimin e kohës së punës të punonjësve dhe planifikimin e lejeve të zakonshme të tyre.
  • Formulon në mënyrë të pavarur çdo shkresë apo dokument që i nevojitet Burimeve Njerëzore.
  • Organizon sipas nevojave të biznesit evente të ndryshme (festa, evente, aktivitete të kompanisë, etj.) Në bashkëpunim me Marketingun përgatit materiale promovuese për kompaninë dhe prezantimin denjësisht të aktiviteteve.
  • Përgatit statistika të ndryshme mbi punonjësit e kompanisë, gjeneron dhe përpunon raporte nga sistemi, sipas kërkesës së superiorit/ëve.

Të tjera:

  • Kontrollon dhe ndjek zbatimin e plotë të të gjitha rregulloreve mbi prokurimet.
  • Gjen furnitorë të rinj dhe potencialë bazuar në kriteret e përcaktuara për blerje të brendshme.
  • Harton kontratat për shërbime të ndryshme prokurimi të brendshëm.
  • Kontrollon gjendjen e ambjenteve të arkivës dhe punën e punonjësit të caktuar për këtë detyrë.
  • Protokollon kontratat e prokurimit dhe i dorëzon sipas rregullores.

Kushtet e ofruara nga kompania:

  • Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë në javë)
  • Pagë konkurruese në treg.
  • Mundësi zhvillimi profesional.
  • 20 ditë pushim vjetor në vit dhe të gjitha lejet tjera sipas ligjit të punës.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë-Kompani dhe anasjelltas

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet  tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja ne adresë

e-mail: humanresources@itd-ks.com

Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit

Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt! 
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Kategoria Burime Njerëzore
Skadon 02/03/24 (6 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet