1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Koral Home, fabrika për prodhimin e mobiljeve, pas rritjeve të kapaciteteve dhe hapësirave të prodhimit, tani është edhe në rritje te stafit dhe shpallë konkurs për këto pozita të punës:

1) Ndihmës monter në teren dhe fabrikë
  • Nuk ka nevojë të ketë njohuri rreth mobilerisë (avancim per 3 muaj)
  • Të jenë të paisur me patent-shofer;
  • Të jenë të interesuar për avancim në punë;
  • Të jenë të pështatshëm në punë ekipore;
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm;

2) Monter në teren dhe fabrikë

  • Të jenë të diciplinuar në punë;
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
  • Të kenë përvojë së paku 2 vite në montim të mobiljeve;
  • Të kenë njohuri në leximin e projekteve;
  • Të jenë të paisur me patent-shofer;
  • Të jenë të pështatshëm në punë ekipore.
  • Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës dhe materialeve të ndryshme.
  • Shkathësi në kryerjen e punëve dhe aftësi për organizimin e punëve sipas kërkesës.
3) Operator në makina (Sharrë, Kantericë)
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
  • Të kenë njohuri kompjuterike;
  • Të jenë të pështatshëm në punë ekipore;
  • Të kenë njohuri në ndonjëren nga makinat e lartecekura;
  • Të kenë njohuri në leximin e projekteve;
  • Të kenë njohuri në mbikëqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mirë;
4) Ngjyrosje dhe gerryerje
  • Të kenë njohuri në ngjyrosjen e materialeve të ndryshme të mobilierise;
  • Të kenë përvojë së paku 2 vite;
  • Të ketë njohuri në përzierjen e produkteve të ngjyrës;
  • Të jenë të gatshëm për të ndihmuar ekipen në punë të ndryshme.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikacionin për punësim / CV në email adresën: hr@ambero.co apo të kontaktojnë në numrin: Mob: +383  45 777 071

Kategoria Prodhim
Skadon 15/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet