1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

BetaTech është një kompani dinamike dhe në rritje në fushën IT-së e përkushtuar në ofrimin shërbimeve më të larta cilësore për klientët tanë. Falë angazhimit të ekipës sonë profesionale dhe besimit nga klientët tanë, BetaTech  është duke e zgjeruar ekipen dhe kapacitetet, me qëllim që të jemi sa më afër klientëve, andaj shpall konkurs për vend të lirë pune: Menaxher I Depos.  Ju do të luani një rol i cili ka përgjegjësi të organizojë, ruaj, dhe monitorojë shpërndarjen e mallrave dhe depos, për të siguruar që artikujt dhe pajisjet e kompanisë  të dërgohen në destinacionet e caktuara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të bëjë ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave
  • Pranimi dhe kontrollimi I mallit, Vendosja e deklaracioneve ne produkte, organizimi I depos me shitjen ( dorezimi I mallit tek shitja )
  • Organizim intern i depos ne aspektin e pranimit, ruajtjes dhe daljes se mallrave
  • Të bëjë pranimin e porosive
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut .
  • Të bejë pregaditjen për daljen e mallit nga depo dhe organizimin e liferimit të mallit
  • Të merret me mallin e importuar, gjendjen fizike, kontrollin e kualitetit dhe sasisë
  • Të mirëmbajë depon.
  • Pergjegjes per organizimin dhe sistemimit te mallerave si dhe te gjithe procesit operativ te depos.
  • Pergjegjes per sigurine ne depo.
  • Detyra te tjera te përcaktuara nga mbikqyresi direkt që nderlidhen me punen.

  Kualifikimet :

  • Të ketë të perfunduar shkollen e mesme.
  • Të ketë përvojë pune si depoist apo punë të ngjashme se paku 2 vite.
  • Të ketë shkathtësi organizative dhe të menaxhimit të kohës
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe i vëmendshem në detaje;
  • Patent shoferi i kategorisë B
  • Të jetë fleksibile në orar.

Bashkohuni me ekipin tonë të talentuar dhe bëni një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si përdoruesit tanë angazhohen me produktet tona! Ne ofrojmë një mjedis pune bashkëpunues të fokusuar në rritje dhe inovacion.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të përmes butonit "Apliko Këtu" ose në e-mail adresën: info@betatech-ks.com

Afati i aplikimit është deri me datën: 29.02.2024

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë dhe me kualifikime të nevojshme do të ftohen në intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 29/02/24 (4 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet