Komuna e Dragashit

Vende të lira të punës (26)

Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës/Republika Kosova/Republic of Kosovo

Kuvendi Komunal Dragash/Skupština Opštine Dragaš/Dragas Municipality

DREJTORIA KOMUNALE PËR ARSIM

Nr.13/439

Më: 18.07.2019

D r a g a sh

Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032, nenit 8 të Ligjit mbi Punën në Republikën e Kosovës, nr.03/L-212, nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr.03/L-068, Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 të datës 20.07.2018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr.05/2015- normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, vendimin e MASHT nr.232/01B, vendimin e MASHT nr.231/01B të datës, 04 Gusht 2015, kërkesën nga MASHT ref.2-2955 të datës 01 Korrik 2016. Drejtoria Komunale për Arsim në Dragash, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës për arsimin parafillor, fillor të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë të Komunës së Dragashit për vitin shkollor 2019/2020.

1.SHFMU “Restelica”- Restelic (Gjuhë boshnjake)

  1. Një mësimdhënës për Matematikë
  2. Një mësimdhënës për Fizikë (14 orë)
  3. Një mësimdhënës për Kimi (12 orë)
  4. Një mësimdhënës për Gjeografi (13 orë)
  5. Një mësimdhënës për Histori (18 orë )
  6. Një mësimdhënës për Muzikë (14 orë)
  7. Një mësimdhënës për Biologji (14 orë)
  8. Trë mësimdhënës për mësim klasor

2.SHFMU "9 Maji" Rapçë (Gjuhë boshnjake)

  1. Një mësimdhënës për mësim klasor

3.SHFMU "Zenuni" Brod (Gjuhë boshnjake)

  1. Një mësimdhënës për Fizikë- Kimi (16 orë )
  2. Një mësimdhënës për Histori (10 orë )
  3. Një mësimdhënës të gjuhës angleze (15 orë )

4.SHFMU “Svetlost”- Krushevë (Gjuhë boshnjake)

  1. Një mësimdhënës të Historisë
  2. Një mësimdhënës për Kimi
  3. Një mësimdhënës për Gjeografi
  4. Një mësimdhënës për Muzikë
  5. Një edukator/e për mësim parafillor
  6. Një mësimdhënës për mësim klasor – Zlipotok

5.SHFMU "Shaban Shabani" – Llopushnik dhe Ulina Kosavë

  1. Gjuhë gjermane ( 13 orë )

6.SHFMU " 28 Nëntori"- Bresanë

  1. Një mësimdhënës për mësim klasor

7.SHFMU “ Shaban Shabani“ Llopushnik

  1. Një mësimdhënës për mësim klasor – Pllavë (deri sa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë)

8.SHML”Ruzhdi Berisha” Dragash

Mësimi në gjuhën shqipe

  1. Një mësimdhënës i lëndës së Matematikës ( 10 orë ) - (deri sa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë)
  2. Një mësimdhënës i lëndës së psikologjis ( 10 ) - (deri sa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë)
  3. Një mësimdhënës për praktikë profesionale në drejtimin e farmacisë ( 10 orë )

9.Një asistent për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore ( për të gjitha shkollat në komunën e Dragashit)

  1. Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:
  • Formulari i aplikimit (merret në DKA ku dorëzohen aplikacionet me dokumentet tjera përkatëse.);
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit ose pasaportës);
  • Diploma duhet të jetë e vërtetuar nga origjinali, në të kundërtën nuk merret si valide (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj;
  • Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet jashtë Republikës së Kosovës , duhet të sjellin diplomën e nostrifikuar;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë, nuk do të jetë domosdoshmërisht më datë 01.09.2019, por në varësi të lirimit real të vendit të punës në IEAA (datës së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.

Vërejtje: Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.

TAGS: Komuna e Dragashit, DragashKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 537
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Dragash
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC