1
PREMIUM

Specialist/e për Riskun Kreditor, Specialist/e për Riskun e Tregut dhe Operacional

Ruaj
Credins
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: 

  • Specialist/e për Riskun Kreditor, Departamenit i Riskut
  • Specialist/e për Riskun e Tregut dhe Operacional, Departamenti i Riskut 

Drejtoria Qendrore, Prishtinë             

Misioni i Departamentit të Riskut është identifikimi, matja, monitorimi, administrimi dhe raportimi i rreziqeve që shoqërojnë veprimtarinë e Bankës.

Departamenti i Riskut ka si funksion kryesor administrimin, identifimin, mbikqyrjen dhe raportimin e të gjithë risqeve që shoqërojnë aktivitetin e Bankës, krahas riskut nga aktiviteti kreditues. Kjo njësi merr të gjitha masat e nevojshme duke përdorur të gjitha metodologjitë në dispozicion për të mbajtur risqet e bankës brenda profilit të riskut të dëshiruar. Të këshillojë bankën në lidhje me manaxhimin e riskut, sistemeve të kontrolleve të brendshme, si dhe në ndikimin e tyre në operacionet e bankës.

Qëllimi i pozicionit: - Specialist/e për Riskun Kreditor

Specialisti/ja për Riskun Kreditor ka për qëllim matjen dhe monitorimin e riskut të kredisë dhe administrimin e ekspozimeve në risk në portofolin e bankës. Specialisti/ja, është përgjegjës/e për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e riskur kreditor me të cilat ballafaqohet Banka. Ai/ajo do të jetë gjithashtu përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për zbutjen e riskut dhe sigurimin e pajtueshmërisë me kërkesat rregullatore.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet ose fusha të ngjajshme.
  • Trajnime në fushën e menaxhimit të risqeve të tregut.
  • Të ketë përvojë pune mbi 2-3 vjecare në fushën e menaxhimit të riskut/kredisë
  • Njohuri për tregjet financiare, produktet dhe instrumentet.
  • Njohja me kërkesat dhe standardet rregullatore.
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Të ketë njohuri të mira në fushën e statistikës, gjithashtu e preferueshme të ketë pervojë në përdorimin e programeve statistikore.
  • Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur afatet kohore
  • Të jetë i gatshëm të punojë jashtë orarit të punës
  • Të jetë i orientuar ndaj rezultatit dhe risqeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Monitoron limitet e rrezikut të kredisë të lidhura me transaksione specifike dhe portofolin e kredisë. Vlerësimin e ecurisë dhe përbërjen e portofolit në risk, cilësinë e portofolit dhe raportet e mbulimit me garanci.
  • Përgatit analizën e portofolit të kredisë lidhur me ecurinë, trendet, ndryshimet në portofol, segmentimet, elemente të tjerë për strukturën. 
  • Kryen procesin e provizionimit nën standardet vendore dhe ato ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS) në perputhje me procedurat në fuqi.
  • Kryen periodikisht teste të stresit dhe analizat e skenareve për përllogaritjen e humbjes potenciale te kredisë.
  • Mbledhja dhe raportimi i të dhënave në risk sipas vlerësimit për portofolin e huave.
  • Kryen llogaritjen e aseteve të ponderuara me rrezik (RËA) sipas kërkesave të kuadrit rregullativ të Bankës Qëndrore të Kosovës për adekuatshmërinë e kapitalit.
  • Përllogarit dhe raporton ekspozimet e mëdha në përputhje me kuadrin rregullativ në fuqi.
  • Përdor metoda statistikore për të ndërtuar modele që synojnë klasfikimin e kredimarrësve sipas riskut të kredisë që paraqesin. Studime statistikore për ecurinë dhe strukturën e portofolit të huave, përgatitjen e vlerësimeve score dhe rating per klasifikimet.
  • Testim, rifreskim dhe pasurim të modeleve duke ndjekur metoda të avancuara dhe bashkëkohore.
  • Monitoron ndryshimet në kuadrin rregullativ, rregullat, dhe kërkesat e tjera që kërkojnë ndryshime në politikat, metodologjitë dhe raportimet e brendshme.
  • Monitoron implementimin e Politikës së Kredidhënies. 
  • Inicion dhe manaxhon procese të pastrimit të të dhënave (data cleaning) të lidhur me elemente të rëndësishëm në përllogaritjen e elementeve per riskun kreditor.
  • Përgatit raporte periodike  për manaxhimin e bankës mbi zhvillimin e aktivit në risk dhe alokimin e kapitalit.
  • Monitoron të gjithë parametrat e riskut të përcaktuar në kuadrin e oreksit për risk (Risk Appetite Frameëork).
  • Koordinon dhe përgatit ushtrimin e vetë-vlerësimit të mjaftueshmërisë së kapitalit (ICAAP -internal capital adequacy assessment process).
  • Përgatit dhe sigurohet për publikimin e saktë të të gjithë elementeve nën përgjegjësinë e riskut sa i takon kërkesave rregullative mbi rregulloren e transparencës dhe publikimin periodik të informacionit.
  • Bashkëpunon me departamente të tjera për të siguruar që risku kreditor menaxhohet në mënyrë efektive.
  • Merr pjesë në rishikimin e produkteve të reja duke iu referuar implikimeve të riskut të kredisë.
  • Përgatitja dhe kryerja e trajnimeve për rritjen e ndërgjegjësimit për riskun kreditor brenda Bankës.

Qëllimi i pozicionit: - Specialist/e për Riskun e Tregut dhe Operacional

Specialisti/ja për Riskun e Tregut dhe Operacional ka për qëllim matjen dhe monitorimin e riskut të kursit të këmbimit, normës së interesit, likuiditetit dhe atij operacional. Specialisti/ja, është përgjegjës/e për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e risqeve të tregut dhe likuiditetit me të cilat ballafaqohet Banka. Ai/ajo do të jetë gjithashtu përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për zbutjen e riskut dhe sigurimin e pajtueshmërisë me kërkesat rregullatore.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet ose fusha të ngjajshme.
  • Trajnime në fushën e menaxhimit të risqeve të tregut.
  • Të ketë përvojë pune mbi 2-3 vjecare në fushën e menaxhimit të riskut/thesarit.
  • Njohuri për tregjet financiare, produktet dhe instrumentet.
  • Njohja me kërkesat dhe standardet rregullatore.
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Të ketë njohuri të mira në fushën e statistikës
  • Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur afatet kohore
  • Të jetë i gatshëm të punojë jashtë orarit të punës
  • Të jetë i orientuar ndaj rezultatit dhe risqeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Matjen dhe monitorimin e riskut të tregut, riskun e kursit të këmbimit, të normës së interesit, të cmimit, duke përfshirë riskun e likuiditetit.
  • Matjen dhe raportimin e treguesve të brendshëm dhe rregullator për ekspozimin e bankës ndaj riskut të tregut.
  • Përgjegjës për monitorimin,përgatitjen e treguesve dhe raporteve të riskut të likuiditetit. Vlerësimin dhe monitorimin e raportit të mbulimit të likuiditetit (LCR) dhe raportit neto të qëndrueshëm të financimit (NSFR).
  • Merr pjesë në procesin e vlerësimit të mjaftueshmërisë së likuiditetit të brendshëm dhe në mirëmbajtjen e planeve të rimëkëmbjes së bankës.
  • Monitorimin dhe raportimin e ekspozimeve të palëve, bazuar në kërkesat rregullatore dhe për përgatitjen e vlerësimeve të palëve te mëdha. Mbledhjen dhe kontrollimin e klasifikimeve të kreditit të vendeve, palëve dhe informacione të tjera përkatëse siç përcaktohet nga politikat e Bankës ose nevojat e departamentit.
  • Përgjegjës për monitorimin e pozicioneve të hapura neto të monedhës.
  • Përgjegjës për përgatitjen, monitorimin dhe raportimin e treguesve dhe raporteve të ndikimit të riskut të normës së interesit.
  • Përgjegjës për monitorimin e çmimeve të tregut të letrave me vlerë me të ardhura fikse/variabël, brenda ose jashtë bilancit të letrave me vlerë dhe pozicioneve të hapura valutore.
  • Analizat e provave të rezistencës dhe efektet sipas skenareve në nivel banke për riskun e likuiditetit dhe të tregut, për të vlerësuar ndikimin e kushteve të pafavorshme të tregut në organizatë.
  • Krijimin, validimin dhe rifreskimet e modelimeve statistikore për vlerësimet sasiore për riskun e tregut dhe atij operacional.
  • Bashkëpunon me departamente të tjera për të siguruar që risqet e tregut dhe të likuiditetit menaxhohen në mënyrë efektive.
  • Merr pjesë në rishikimin e produkteve të reja duke iu referuar implikimeve të riskut të tregut dhe likuiditetit.
  • Matjen dhe monitorimin e riskut operacional në bankë.
  • Analizat e vetë-vlerësimit dhe planet e vazhdimësisë së biznesit. Angazhimi në vlerësimin e risqeve operacionale përmes identifikimit.
  • Zhvillimi, llogaritja, monitorimi dhe raportimi mbi treguesit kryesorë të riskut për riskun operacional.
  • Vlerësimet, llogaritjet për mbulimin dhe nevojat për kapital dhe ekspozimet e bankës ndaj këtyre risqeve.
  • Përgatitja dhe kryerja e trajnimeve për rritjen e ndërgjegjësimit për riskun operacional brenda Bankës.

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës : 14.02.2024.

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet