1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

“Kujtesa Net” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Preoc Km. 7 Magjistralja, Prishtine Ferizaj:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Agjent/e i/e shitjes në biznes

Vendi i punës : Prishtine

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për rritjen dhe zhvillimin e portfolios se klienteve
  • Zhvillimin e marrëdhenieve afariste me të gjithë klientët e biznesit
  • Këshillon dhe ofron zgjidhje dhe produkte adekuate klientëve biznese
  • Komunikon në mënyre profesionale me të gjithe klientët ekzistues dhe potencial
  • Prezentimi i ofertave për kompani private dhe institucione e agjensione publike
  • Përcjellë tender dhe përpilon oferta
  • Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja
  • Pregatitja e të gjitha kontratave që të nënshkruhen nga klientët dhe sigurimin që atyre i është ofruar produkti/shërbimi më i mire për ata.
  • Komunikimi me klientë, dhe informimi i njësive tjera lidhur me probleme teknike direkt apo permes telefonit / emailit.
  • Bashkëpunon në baza ditore me departmentet e ndërlidhura, për preventive dhe eliminimin e të gjitha problemeve me klientë.
  • Perpilon faturat dhe sigurohet që pagesat të kryhen në kohë
  • Raporton me kohë për vonesa, probleme dhe eskalon situatat
  • Raporton ne baza javore, mujore per te gjithe portfolion
  • Rifreskon databazën e klientëve ekzistues dhe potencial
  • Përfaqëson denjësisht kompaninë dhe vlerat e saj

Kualifikimet:

  • Përvoje pune në shitje
  • Te ketë të kryer shkollën e mesme e preferushme fakulteti Ekonomik
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizuese
  • Të punojë me integritet,përkushtim dhe motivim në interes të kompanisë.
  • Njohuri të gjuhës angleze

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;

Aplikimi bëhet përmes butonit "Apliko Këtu" ose email-it (postës elektronike), në: hr@kujtesa.com

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 12.02.2024, Ora 16:00h.

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 12/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet