1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Perfect Blue L.L.C  shpallë KONKURS për pozitat:

  • Shofer (2) (Prishtinë)
  • Merchandiser (6)
  • Ndihmës Depoist (2) (Prishtinë)

(Të gjitha pozitat janë me orar të plotë të punës)

Shofer (2) (Prishtinë)

  • Preferohet të ketë të paktën 1 vit përvojë pune paraprake në pozicione të ngjashme
  • Të njohë mirë Rajonet e Kosoves për shpërndarjen e porosive
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe sjellje të mirë
  • Të ketë aftësi të mira të kalkulimit, menaxhimit të parasë dhe kthimit të kusurit
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe afate të shkurta kohore
  • Të posedojë patent shofer valid të kategorisë B

Merchandiser (6) 

Prishtinë, Vushtrri-Mitrovicë , Prizren – Suharekë, Pejë – Gjakovë, Ferizaj - Gjilan

Përgjegjësitë për pozitën

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve  të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Kërkon mundësitë për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
  • Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv  të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë  të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur;
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet; 
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale.
  • Të ketë patent shofer të katgorisë B.

Ndihmës Depoist (2) (Prishtinë)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të bëjë pranim/dorëzimin e mallit në depo.
  • Kryen sistemimin e produkteve në rafte apo magazine dhe paktimin e mallit për transport.
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me punën në dhe rreth depos.
  • Tërheq dhe përgaditë produktet për dërgesë, duke siguruar që numri dhe lloji i saktë i produktit është i ngarkuar dhe dërguar.
  • Përparsi do të kenë kandidatët që kanë përvojë me WMS ose që kanë punuar me PDA lexuesit.         

Kualifikimet:

  • Kandidati duhet të ketë minimum 1 vit përvojë pune si deposit apo punë të ngjashme.
  • Diplomë e shkollës se mesme,
  • Patentë shoferi valide (B)

Kriteret:

  • Aftësi për punë në ekip
  • Të jenë të motivuar për zhvillim
  • Të jenë të përgjegjëshem dhe bashkëpunëtor
  • Preferohet të jetë mashkull, për shkak të natyrës së punës

 Agjent i shitjes (2) (Prishtinë)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera në shitje, negocim dhe komunikim
  • Të ndaj prioritetet, të bëjë menaxhimin e kohës dhe të ketë aftësi organizative
  • Të kujdeset për mirëmbajtjen e vendit të punës,
  • Të jetë i aftë të punoj nën presion dhe të jetë i hapur ndaj reagimeve
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me punën

       Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme,
  • Patentë shoferi valide (B)
  • Njohuri të gjuhës Angleze
  • Të ketë përvojë në fushën shitjes dhe menaxhimit
  • Përvojë pune si agjent i shitjes apo në lëmi të përafërta

        Kriteret:

  • Aftësi për punë në ekip
  • Të jenë të motivuar për zhvillim
  • Të jenë të përgjegjëshem dhe bashkëpunëtor
  • Të jenë komunikues dhe puna me blerësit të jetë prioritet

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit "Apliko këtu" apo përmes email it: info@perfectblue-kos.com

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 12/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet