1

Makinist (Drejtues i lokomotivës)

Ruaj
NewCo Ferronikeli Complex
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PUNE

Grupi Yildirim është një konglomerat industrial që operon në më shumë se 9 sektorë, ku minierat dhe operacionet metalurgjike janë fusha kryesore e ndërmarrësisë. Divizioni i grupit, Yilmaden Holding është i përfshirë në operacionet e minierave të kromit në Turqi dhe Kazakistan si dhe ka në pronësi fabrika të prodhimit të ferrokromit në Rusi, Suedi dhe Turqi. Fokusi i Yilmaden Holding është në eksplorimin, nxjerrjen dhe përpunimin e burimeve minerale me impakt minimal në mjedis.

Nëse keni një histori të suksesshme arritjesh dhe lulëzoni në sfidat në mjedise me ritme të shpejta, Yilmaden Holding është shtëpia e duhur për të ndërtuar karrierën tuaj. Yilmaden Holding është i përkushtuar ta zhvillojë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C., duke transferuar njohuritë dhe ekspertizën e saj si dhe duke vazhduar investimet për të rritur kapacitetin dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.

Ne gjithmonë përpiqemi ta pasurojmë organizatën tonë duke i bërë pjesë të kompanisë talentët më të mirë të disponueshëm në tregun e punës. Në këtë kuptim, NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. u ofron punonjësve një mjedis profesional pune, duke i dhënë mundësi potencialeve të tyre dhe duke mbështetur ngjitjen e tyre në karrierë. Nëse jeni të gatshëm të punoni me entuziazëm dhe jeni të etur për ta krijuar të ardhmen tuaj bashkë me ne edhe ne dëshirojmë t’ju njohim dhe t’ju bëjmë pjesë të sukseseve dhe planeve tona ambicioze.

Pozicioni:                       Makinist (Drejtues i lokomotivës)

Departamenti:               Prodhim

Lokacioni:                      Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontrollon dhe vërteton që lokomotiva është e furnizuar me derivate, vaj, ujë dhe rërë
  • Pranon dhe verifikon gjendjen teknike të lokomotivës para nisjes për trenin e planifikuar
  • Është përgjegjës për manipulim me lokomotivë që nga pranimi deri në dorëzimin e saj
  • Përgjegjës për zbatim të rregullave të aplikueshme të sigurisë në trafik si gjatë operimit me lokomotive poashtu edhe me vagona.
  • Bënë kapjen dhe ç’kapjen e vagonëve (në mungesë të Manovruesit)
  • Bënë hapjen dhe mbylljen e dyerve te vagonëve (zbrazjen e tyre) si dhe sinjalizon ekskavatoristin për pastrim sa më të mirë të vagonëve (në mungesë të Manovruesit)
  • Mbron vendkalimet (në mungesë të Manovruesit)
  • Kryen kontrollë ditore dhe bënë pastrimin e ndërrueseve dhe vendkalimeve sipas nevojës
  • Manipulon me ndërrueset duke siguruar rrugë udhëtim të sigurt të trenit gjatë monovrimeve
  • Bënë pastrimin e vend pranim-dorëzimit si dhe zbaton urdhrat e drejtuesit të trenave
  • Kryen manovra të nevojshme në oborr të shkritores
  • Ekzekuton urdhëresat e drejtuesve të trenave sipas urdhrave të shkruara
  • Siguron lokomotivën nga ngricat gjatë sezonit dimëror
  • Kryen provën e frenave
  • Raporton me shkrim për gjendjen teknike të lokomotivës me rastin dorëzimit - pranimit
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës se Mbikëqyrësit dhe drejtuesit të trenave.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotërojë të pakten diplomë të shkollës së mesme, drejtimi komunkacioni hekurudhor
  • Të ketë përfunduar praktiken në ndonjë stacion hekurudhor së paku 6 muaj
  • Të ketë Certifikatë aftësie për operim me Lokomotivë
  • Të ketë të përfunduar provimin profesional sipas Rregullores 646, grupi i parë shëndetësor
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi për t'u përshtatur me punën në grup.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 29.02.2024, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Makinist (Drejtues i lokomotivës)”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Prodhim
Skadon 24/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet