1

Operator me Makineri të Rëndë

Ruaj
NewCo Ferronikeli Complex
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PUNE

Grupi Yildirim është një konglomerat industrial që operon në më shumë se 9 sektorë, ku minierat dhe operacionet metalurgjike janë fusha kryesore e ndërmarrësisë. Divizioni i grupit, Yilmaden Holding është i përfshirë në operacionet e minierave të kromit në Turqi dhe Kazakistan si dhe ka në pronësi fabrika të prodhimit të ferrokromit në Rusi, Suedi dhe Turqi. Fokusi i Yilmaden Holding është në eksplorimin, nxjerrjen dhe përpunimin e burimeve minerale me impakt minimal në mjedis.

Nëse keni një histori të suksesshme arritjesh dhe lulëzoni në sfidat në mjedise me ritme të shpejta, Yilmaden Holding është shtëpia e duhur për të ndërtuar karrierën tuaj. Yilmaden Holding është i përkushtuar ta zhvillojë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C., duke transferuar njohuritë dhe ekspertizën e saj si dhe duke vazhduar investimet për të rritur kapacitetin dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.

Ne gjithmonë përpiqemi ta pasurojmë organizatën tonë duke i bërë pjesë të kompanisë talentët më të mirë të disponueshëm në tregun e punës. Në këtë kuptim, NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. u ofron punonjësve një mjedis profesional pune, duke i dhënë mundësi potencialeve të tyre dhe duke mbështetur ngjitjen e tyre në karrierë. Nëse jeni të gatshëm të punoni me entuziazëm dhe jeni të etur për ta krijuar të ardhmen tuaj bashkë me ne edhe ne dëshirojmë t’ju njohim dhe t’ju bëjmë pjesë të sukseseve dhe planeve tona ambicioze

Pozicioni:                         Operator me makineri të rëndë

Departamenti:               Prodhim

Lokacioni:                       Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon sipas udhëzimeve nga eprorët, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase
  • Kontrollon makinerinë e rëndë sipas procedurave standarde të operimit për të siguruar ngarkim efektiv të materialeve dhe sigurisë për të gjithë personelin
  • Kryen ngarkimin e skories se konvertoreve, shtrirjen dhe grumbullimin e skrapit dhe ngarkime tjera për nevojë të departamentit të prodhimit
  • Mban hapur dhe mirëmban rrugët në zonen e seperacionit për qarkullim të pa penguar të makineris së rëndë
  • Sipas nevojes largon copa të mëdha të xehes së ngjitur nga gëvata e furrës rrotulluse
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë me makinerin e rëndë në objektet tjera sipas nevojes

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune si operator në makinerinë e rëndë së paku 3 vitet e fundit në operim të eskavatorit, lugës ngarkuese dhe mini lugës ngarkuese (skid steer), poashtu kategorinë përkatëse për operim me makineri të rënda
  • Të posedojë kategorinë “B” të vozitjes (kategoria “C” e dëshiruar)
  • Njohuri për mirëmbajtje bazike të makinerisë së rëndë
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 29.02.2024, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Operator me makineri të rëndë”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Prodhim
Skadon 24/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet