1

Operator Vinçi

Ruaj
NewCo Ferronikeli Complex
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PUNE

Grupi Yildirim është një konglomerat industrial që operon në më shumë se 9 sektorë, ku minierat dhe operacionet metalurgjike janë fusha kryesore e ndërmarrësisë. Divizioni i grupit, Yilmaden Holding është i përfshirë në operacionet e minierave të kromit në Turqi dhe Kazakistan si dhe ka në pronësi fabrika të prodhimit të ferrokromit në Rusi, Suedi dhe Turqi. Fokusi i Yilmaden Holding është në eksplorimin, nxjerrjen dhe përpunimin e burimeve minerale me impakt minimal në mjedis.

Nëse keni një histori të suksesshme arritjesh dhe lulëzoni në sfidat në mjedise me ritme të shpejta, Yilmaden Holding është shtëpia e duhur për të ndërtuar karrierën tuaj. Yilmaden Holding është i përkushtuar ta zhvillojë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C., duke transferuar njohuritë dhe ekspertizën e saj si dhe duke vazhduar investimet për të rritur kapacitetin dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.

Ne gjithmonë përpiqemi ta pasurojmë organizatën tonë duke i bërë pjesë të kompanisë talentët më të mirë të disponueshëm në tregun e punës. Në këtë kuptim, NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. u ofron punonjësve një mjedis profesional pune, duke i dhënë mundësi potencialeve të tyre dhe duke mbështetur ngjitjen e tyre në karrierë. Nëse jeni të gatshëm të punoni me entuziazëm dhe jeni të etur për ta krijuar të ardhmen tuaj bashkë me ne edhe ne dëshirojmë t’ju njohim dhe t’ju bëjmë pjesë të sukseseve dhe planeve tona ambicioze.

Pozicioni:                         Operator Vinçi

Departamenti:               Prodhim

Lokacioni:                       Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon sipas orarit dhe udhëzimeve nga eprorët, duke zgjedhur dhe ngritur vinçin e duhur për të përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase
  • Inspekton makineritë dhe pajisjet çdo ditë, kryen procedura të mirëmbajtjes rutinë dhe riparime të vogla siç kërkohet dhe inicion kërkesa shtesë për riparim nga mekanika kur është e nevojshme
  • Kontrollon vinça sipas procedurave standarde të operimit për të siguruar transportim efektiv të materialeve dhe sigurisë për të gjithë personelin në vend
  • Krijimin dhe përditësimin e regjistrit të detajuar të operacioneve të transportit material, përfshirë informacionin për llojin e materialit, lokacionet e lëvizjes dhe të dhënat shtesë të kërkuara nga eprorët
  • Plotëson të gjitha detyrat e kërkuara me saktësi dhe brenda afateve të përcaktuara
  • Ruajtja e kontaktit vizual dhe radio me operatorët tokësor sipas praktikave më të mira dhe rregulloreve të sigurisë në vend, dhe t'u përgjigjet pyetjeve dhe udhëzimeve në mënyrë të qartë dhe të shpejtë
  • Sigurimi i mbështetjes shtesë për operatorët e tjerë të vinçave sipas nevojës, përfshirë punën jashtë orarit për kryerjen e detyrave, si dhe trajnimin ose monitorimin e operatorëve të rinj.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune si operator i vinçit
  • Njohuri për përdorimin dhe kujdesin e pajisjeve standarde të vinçave
  • Kategoria përkatëse për operim me makineri të rënda
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 29.02.2024, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Operator Vinçi”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Prodhim
Skadon 24/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet