
Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 6, pika 6, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A Prishtinë, bën:
R I S H P A L L J E T Ë K O N K U R S I T:
Për zgjedhjen e dy (2) Mjeshtërve të Ashensorit në Departamentin e Mirëmbajtjes, në Ndërmarrjen Publike Banesore –SH.A me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë specifike:
- Është përgjegjës për punët që kanë të bëjne me mirëmbajtjen e ashensorit;
- Zbaton detyrat dhe aktivitetet operative të përcaktuara nga udhëheqësi i Divizionit si dhe koordinon punët që lidhen me mirëmbaajtjen e ashensorëve ku NPB ka marrëveshje për mirëmbjtjen e ashensorëve ekzistues, riparimin e ashensorëve si dhe vënjen në funksion të ashensorëve të rinj.
- Përgaditë dhe vendos në funksion ashensorët që janë jashtë funksionit si dhe për çdo intervenim plotëson të dhënat ne formën e NPB rreth mos funksionimit të ashensorit dhe vendos shënimet në raport për pjesët e vendosura gjatë riparimit të ashensorëve.
- Kryen montimin e ashensorëve të rinjë, eliminimi i defekteve dhe gabimeve, mirëmbajtja dhe puna montuese, modernizimi i ashensorëve, shërbime të urgjencës në konsultim me kolegët.
- Është përgjegjës për punët e Departamentit të Mirëmbajtjes në mirëmbajtjen e ashensorëve .
- Zbaton detyrat dhe aktivitetet operative të përcaktuara nga Udhëheqësi i Departamentit të mirëmbajtjes si dhe koordinon punët që lidhen me mirëmbajtjen e ashensorëve ku NPB ka marrëveshje për mirëmbajtjen e ashensorëve ekzistues, riparimin e ashensorëve si dhe vendosjen në funksion të ashensorëve të rinj.
- Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB për punët e mirëmbajtjes së ashensorëve.
Kualifikimet:
- Shkolla e mesme
- Bartësi i vendit të punës duhet të ketë se paku 2 vjet përvojë pune në lëminë e kërkuar
Kualifikimet tjera:
- Kurset dhe trajnimet tjetra gjatë karrierës profesionale.
- Aftësi të mira komunikuese
- Të ketë aftësi kompjuterike mbi sistemet e softwerëve për ashensorë;
Procedura e Konkurrimit:
Kandidati-ja për pozitën Pastrues/e në Departamentin e Mirëmbajtjes duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:
- CV-në;
- Dëshminë e Shkollimit;
- Dëshminë për Përvojën e Punës;
- Kopjen e Lejës së Njoftimit; dhe
- Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, rruga “Xhevdet Doda”,nr.32, Prishtinë ose përmes e-mailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com.
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë. Dokumentet e pa kompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen. Konkursi është i hapur nga data 20 Korrik 2019 – 03 Gusht 2019 ora 16:00.