1
PREMIUM

Zyrtar/e për Marrëdhënie me Publikun (PR) dhe Komunikim

Ruaj
Kulinare
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs për vende të lira pune

Ndërmarrja Kulinare shpk me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende te lira pune:

  1. Pozita: Zyrtar/e per Marredhenie me Publikun (PR) dhe Komunikim

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe zbaton planet strategjike te komunikimit per të promovuar vlerat e ndërmarrjes.
  • Përpilon dhe shpërndan materiale dhe njoftime në media të ndryshme.
  • Menaxhon, përditëson dhe komunikon me palët e interesuara përmes mediave sociale, webfaqës, etj.
  • Planifikon dhe organizon evente dhe ngjarje tjera publike për të promovuar ndërmarrjen.
  • Bashkëpunon me ekipin e shitjes për të krijuar fushata që promovojnë shitjen
  • Monitoron dhe analizon efektivitetin e fushatave të ndryshme

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në PR, Komunikim me Media apo Marketing
  • Aftësi të theksuara komunikimi verbal dhe me shkrim
  • Njohuri të parimeve dhe strategjive të shitjes
  • Njohuri e shkëlqyer e platformave të mediave dixhitale / sociale dhe përdorimi i tyre në nxitjen e shitjes.
  • Përvojë përkatëse së paku 2 vite në pozitë të ngjajshme
  • Patent shoferin e kategorisë B
  • I/e gatshëm për pune ekipore

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në duke cekur për pozitën që aplikon, së bashku me dokumentacionin përkrahës në email adresën zyrtare hr@kulinare.com deri në afatin e caktuar apo përmes butonit "Apliko Këtu"

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në intervistë.

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 25/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet