1
PREMIUM
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Horeca L.L.C. në Prishtinë shpallë konkurs për pozitat:

Pozita: 2 Elektro Serviser, 2 Punëtor Teknik për ftohje/klimatizim dhe 2 Praktikant

Përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për të realizuar detyrat që i caktohen;
  • Viziton pikat sipas planit operativ;
  • Kontrollimi dhe servisimi i pajisjeve (pajisje industriale);
  • Mirëmbajtja e pajisjeve të klientëve të kompanisë;
  • Montimi dhe demontimi i pajisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit.

Kualifikimet:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme;
  • Përvojë pune në lëminë e servisimeve të paisjeve/stabilimenteve ftohëse (frigorifer, friz etj.);
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë;
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve;
  • Kandidati duhet të posedoj patent shofer (kategoria B).

Pozita: Agjent/e Marketingu

Përgjegjësitë:

  • Të prezantoj pajisjet/produktet e kompanisë në territorin e Kosovës, Shqiperisë dhe Maqedonisë;
  • Të ndjekë ecurinë dhe mbarëvajtjen e pajisjeve/produkteve në treg në vazhdimësi;
  • Zgjerimin e kontakteve me klient të rinjë;
  • Të bëjë raporte javore dhe mujore.

Kualifikimet:

  • Te ketë shkollimin në fushën përkatëse:
  • Të ketë përvojë pune së paku një vit në këtë fushë;
  • Të jetë komunikativ/e, të jetë i/e vendosur dhe të ketë vetë-iniciativë;
  • Të ketë aftësi bindëse në prezantim;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të posedojë patent shofer, kategoria B.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes butonit 'Apliko Këtu' ose në emailin info@horecaks.com

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 23/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet