Ministria e Zhvillimit Rajonal

Udhëheqës i Divizionit për Teknologji Informative dhe Logjistikë

	 	 

Republika e Kosovës-Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e ZhvillimitRajonal-MinistarstvozaRegionalniRazvoj-Ministry of Regional Development

Prishtinë,17 Korrik 2019

Në bazë të  Ligjit Nr. 03/L-149,  për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës dhe  Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil Ministria e Zhvillimit Rajonal shpall:

KONKURS

Emri i Institucionit:

Ministria e Zhvillimit Rajonal

Njësia Organizative:

Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Titulli i punës:

Udhëheqës i Divizionit për Teknologji Informative dhe Logjistik

Numri i referencës:

AD/040

Niveli i pagës:

Koeficienti (9)

Raporton te:

Drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Lloji i kontratës:

Akt emrimi

Kohëzgjatja e kontratës:

I karrierës

Orari i punës:

I plotë /40 orë në javë

Numri i zyrtarëve:

Një (1)

Vendi:

Prishtinë/Objekti i MZHR-së Pejton – Rr.Perandori Justinian Nr.116

Qëllimi i vendit të punës:

Zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave dhe procedurave standarde dhe ofrimi i shërbimeve të  përkthimeve, arkivimit të lëndëve, menaxhimin e pasurive, transportin dhe logjistikën.

Detyrat kryesore

  1. Udhëheqë punën e gjithmbarshme të divizionit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave ; 20%
  2. Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij , ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore; 15%
  3. Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;15%
  4. Harton specifikat dhe mbikëqyrë stafin në hartimin e specifikave për pajisjet e teknologjisë informative, transportit, furnizimit, servisimit, kontraktimit, si dhe lëmit tjera në kompetence të divizionit;15%
  5. Siguron identifikimin, planifikimin dhe përgatitjen e kërkesave për teknologji informative për mbajtjen aktive të programeve të teknologjisë informative në 10 %
  6. Harton planin e shpenzimeve për nevojat e mbajtjes aktive të programeve të teknologjisë informative në ministri dhe planifikimet e programeve të reja në këtë lëmi ; 10%
  7. Organizon shpërndarjen e inventarit dhe materialit si dhe ofrimin e shërbimeve logjistike përmes depove përkatëse dhe shërbimeve të transportit si dhe organizon arkivin;10%
  8. Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet  e kërkuara; 5%

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare apo të avancuar në drejtimin e teknologjisë informative ekonomik, biznes apo të ngjashme, 5 vite përvojë pune profesionale
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e menaxhimit të teknologjisë informative
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, internet)

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilëtkanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanëpërgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohenpër pozitën përkatëse.

Aktet ligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet  në bazë të  Ligjit Nr. 03/L-149,  për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës dhe  Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Procedurat e konkurrimit:

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Paraqitja e kërkesave:

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Zhvillimit Rajonal - Divizioni për Burime Njerëzore, Ndërtesa e MZHR-së në Lagjen Pejton Rr. Perandori Justinian Nr. 116, Prishtinë, ose mund të shkarkohen në ueb-faqen zyrtare të MZHR-së. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh;aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin arsimor, letërnjoftimin dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.

Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.MZHR-ja mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit.17.07.2019 deri 31.07.2019

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni Divizionin e Burimeve Njerëzore.

Tel. 038 20064510, prej orës 8:00 – 16:00.

www.mzhr.rks-gov.net

TAGS: Ministria e Zhvillimit Rajonal, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 457
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC