1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs

Pozita: Asistent/e Administrativ/e

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane është organizatë e bizneseve, e themeluar në Gjermani, në nëntor të vitit 2013. UB funksionon si shoqatë ombrellë dhe ofron një numër të madh shërbimesh në funksion të zhvillimit të bizneseve anëtare.

Orari i punës:  40 orë në javë

Vendi:  Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave administrative;
  • Përgjegjëse për komunikime elektronike dhe informim;
  • Kujdesi dhe mirëmbajtja e arkivës;
  • Pritja dhe kujdesi për vizitorë, mysafir dhe anëtarët;
  • Organizimi dhe administrimi i mjeteve të nevojshme të zyrës për punë;
  • Mbledhja dhe përpunimi i informacioneve sipas kërkesës;
  • Organizimi, përgatitja dhe mbështetja e takimeve dhe eventeve, mbajtja e protokolleve të takimeve
  • Regjistrimi dhe mirëmbatja e të dhënave
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e postës
  • Mbështet stafin në punën e caktuar për projektet
  • Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë të mbaruar studimet bachelor, preferohen drejtimet: juridik, ekonomi, administrim biznesi;
  • Sa paku 2 vite përvojë pune profesionale në pozitën e kërkuar;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar, përparësi kanë kandidatët më njohuri të gjuhës gjermane dhe angleze;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Fleksibil dhe i/e shpejtë në zgjidhjen e problemeve;
  • I/E gatshëm të punojë nën presion të kohës dhe afateve të paracaktuara;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e pakos softuerike Microsoft Office;
  • Të jetë i besueshëm dhe të respektojë parimin e konfidencialitetit.
  • Të jetë i hapur të ndihmojë edhe në punët e tjera të shoqatës
  • Vet-organizativ dhe ka talent në organizimin e punëve të përditshme të zyrës;

Cfarë ju ofrojmë:

  • Klimë të këndshme të punës me kolegë/e dhe ekip të motivuar
  • Ambient pune që nxit qasje inovative;
  • Pagesë sipas standardeve të tregut
  • Mundësi të avancimit profesional dhe personal;
  • Trajnime sipas nevojës dhe interesave të të punësuarit;
  • Udhëtime të punës në Kosovë, rajon dhe Evropë.

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në përmes butonit "Apliko Këtu" ose në adresën: info@union-business.de

Konkursi është i hapur deri më datën 16.02.2024.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Kategoria Administratë
Skadon 16/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet