1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetarë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë fton ofertuesit e kualifikuar në kuadër të të gjitha projekteve; që të ofertojnë për:

Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Cmimet në ofertë duhet të kuotohen në euro pa TVSH
  • Të ceket lokacioni i ofertuesit
  • Kompania duhet t’i ketë logjistikën e nevojshme për ofrimin e barnave deri në lokacionin tonë po qe se kërkohet.
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.
  • Kompania duhet t’i ketë barnat dhe medikamentet e kontrolluara nga organi kompetent.

Të interesuarit mund të marrin listën e specifikuar të Barnave dhe Medikamenteve , cdo dite pune në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën: 15.02.2024

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës janë:

  1. Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës
  2. Lokacioni i ofertuesit më i afërt me SOS Fshatrat e Fëmijëve (e preferuar)
  3. Pas përmbushjes së specifikacionit, cmimi më i lirë

Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko (zarf) 2 kopje të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuar: “OFERTA PER FURNIZIM ME BARNA DHE MEDIKAMENTE MJEKESORE” Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 16.02.2024 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani “1 Tetori” p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet