1
PREMIUM

Operatorë të Shërbimit të Kujdesit Ndaj Klientit

Ruaj
Baboon Delivery
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Baboon po punëson Operatorë të Shërbimit të Kujdesit Ndaj Klientit 

Pozicioni: Operator i Shërbimit të Kujdesit Ndaj Klientit       

Sektori: Customer Service 

Vendndodhja: Prishtinë/ Kosovë

Baboon është kompania lider në Shqipëri në ofrimin e shërbimit të porositjes së ushqimit online, por jo vetëm. Themeluar në vitin 2015, Baboon është tashmë një kompani e konsoliduar dhe e ndërtuar në departamente të mirëfillta me mbi 100 punonjës dhe me mbi 500 biznese partner.

Baboon është një kompani me zgjerim të shpejt dhe së fundmi ka hapur degën e tij edhe në Kosovë. Me zyra në Icon Towers dhe me një staf shumë miqësor, kompania jonë mirëpret cilindo aplikantë për punë në pozicionin: "Operatorë të shërbimit të kujdesit ndaj klientit" në Shtetin e Kosovës.

Detyrat

  • Realizon dhe i përgjigjet telefonatave me klientët. (inbound & outbound)
  • Kontrollon dhe verifikon në sistem porositë.
  • Informon klientët mbi Aplikacionin dhe shërbimet.
  • U pergjigjet pyetjeve që klientët dërgojnë në chat/ whatsapp.
  • I ben follow up klienteve deri ne zgjidhjen e kerkeses/ ankeses perkatese
  • Sigurohet që gjithmonë të respektojë rregulloren e punës.
  • Bashkëpunon me koleget për zgjidhjen e problematikave.
  • Transmeton çdo problem dhe ankesë të klientëve, te personat përgjegjës.

Kushtet e Punës

  • Puna organizohet në turne është full time job
  • Një ditë pushimi në javë
  • Kushte pune 100% sipas Kodit te Punës
  • Një vakt ushqimi të përfshirë nga kompania
  • Transport të përfshirë për motive pune
  • Leje vjetore dhe festa zyrtare sipas Kodit të Punës
  • Dita e ditëlindjes pushim
  • Mundësi reale per promovim dhe rritje në karrierë

Kritere të tjera

  • Të mos jetë në marrëdhënie shkolle/ pune.
  • Duhet të ketë njohuri të mira gramatikore dhe njohës/e e gjuhes angleze.
  • Jane avantazh eksperienca të meparshme pune si operator, ne poste, ne agjensi udhetimi, e-commerce.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV Përmes butonit "Apliko Këtu"

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Baboon ju mirëpret!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet