1
PREMIUM

Instruktor/e të Programimit

Ruaj
Shkolla Digjitale Lipjan
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shkolla Digjitale në Lipjan është shkolla (kursi) e/i parë e hapur në qytetin e Lipjanit e cila ofron kurse të teknologjisë informative dhe programimit kompjuterik për fëmijët dhe të rinjtë e moshave 8-18 vjeç dhe mbi 18 vjeç.
Si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, jemi në kërkim të një:

Instruktor/e të programimit

Detyrat e punës:

  • Instruktori do të ketë për detyrë trajnimin e fëmijëve të moshave 8-18 vjeç dhe mbi 18 vjeç.
  • Instruktori do të trajnohet për planprogramin të cilin e ofron Shkolla Digjitale.
  • Të ndihmojë në hulumtimin dhe zhvillimin e kurikulave të reja.
  • Të përkrah instruktorët dhe stafin tjetër në Shkollen Digjitale në Lipjan.
  • Të ndihmoj në menaxhim të komunitetit të shkolles.
  • Të ndihmojë në monitorim të projekteve.
  • Kandidatët e pranuar do të kete trajnim intenziv 1 muaj!

Orari: Do të ofrohet Full Time (paradite apo pasdite) apo sipas marreveshjes.
Lokacioni: Lipjan

Kriteret për pranim:

  • Të ketë njohuri bazike ne programim kompjuterik
  • Të ketë dëshirë dhe aftësi të punojë me grupmosha të reja
  • Aftësi të shpejtë të mësimit
  • Nivel të kënaqshëm dhe shkathtësi komunikimi në gjuhën angleze
  • Të ketë qasje pozitive në marrëdhënie me nxënësit
  • Preferohet minimalisht të ketë diplomë Bachelor në fushat teknologjike apo të edukimit

Si të aplikoni?Ju lutem aplikoni duke shtypur butonin më poshtë.
Apo mund te dergoni CV-ne tuaj ne email: lipjan@shkolladigjitale.com

Afati i fundit për aplikim: 16 Shkurt 2024.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet