Ministria e Zhvillimit Rajonal

Zyrtar i lartë për koordinimin e nismave  rajonale

Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës-Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e ZhvillimitRajonal-MinistarstvozaRegionalniRazvoj-Ministry of Regional Development

Prishtinë,16 Korrik.2019

Në bazë të  Ligjit Nr. 03/L-149,  për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës dhe  Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil Ministria e Zhvillimit Rajonal shpall:

Konkurs

Emri i Institucionit:

Ministria e Zhvillimit Rajonal

Njësia Organizative:

Departamenti për Zhvillim rajonal

Titulli i punës:

Zyrtar i lart  për koordinimin e nismave  rajonale

Numri i referencës:

PBS/370

Niveli i pagës:

Koeficienti (8)

Raporton te:

Udhëheqësi i divizionit për  zhvillimin dhe koordinimin e nismave  rajonale

Lloji i kontratës:

Akt emrimi

Kohëzgjatja e kontratës:

I karrierës

Orari i punës:

I plotë /40 orë në javë

Numri i zyrtarëve:

Një (1)

Vendi:

Prishtinë/ Rruga Perandori Justinjan nr 116

 

Qëllimi i vendit të punës: Përkrahja dhe zbatimi i misionit dhe vizionit të MZHR-së duke avancuar pjesëmarrjen në nismat rajonale.

Detyrat kryesore: 

  1. Angazhohet për realizimin e objektivave të divizionit në përputhje me strategjinë e institucionit dhe kërkesat e procesit të zhvillimit rajonal, dhe harton plane vjetore të punës të detajuara për të përmbushur këto objektiva; 15%
  2. Bashkërendon punën me stafin tjetër të divizionit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore në lidhje me procesin e zhvillimit rajonal; 15%
  3. Zhvillon nismat rajonale sa i përket zhvillimit socio-ekonomik rajonal dhe realizon koordinimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ministritë e linjës, lidhur me këtë fushë; 10 %
  4. Identifikon dhe koordinon aktivitetet me donator, si dhe planifikon dhe përgatit planin e veprimit për pjesëmarrje në nismat rajonale; 15 %
  5. Koordinon aktivitetet e bashkëpunimit rajonal me ministritë e linjës, institucionet e tjera, si dhe mekanizmat ndërkombetarë që veprojnë në Republiken e Kosovës; 15 %
  6. Përgatit qëndrimet e Ministrisë për pjesëmarrje në nismat dhe takimet rajonale;10
  7. Harton Raportin vjetor për Qeverinë lidhur me realizimin e programeve dhe pjesëmarrjen në nismat rajonale. 10%
  8. Harton raporte sipas nevojës lidhur me zhvillimin rajonal, si dhe kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 10%

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diploma universitare në lëmin e Ekonomisë, Shkencave Shoqërore, Juridike, Administratë Publike, mardhënie ndërkombëtare apo lëmi të ngjashme; Minimumi 3 vite përvojë pune profesionale.
  • Njohuri të përgjithshme te legjislacionit në marrëdhënieve ndërkombëtare, financave, zhvillimit ekonomik dhe njohuri të çështjeve dhe proceseve të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit socio-ekonomik rajonal;
  • Aftësi të dëshmuara të vizionit strategjik, aftësi planifikuese dhe shkathtësi zbatimi të planeve;
  • Aftësi të dëshmuar për të bërë hulumtim;
  • Aftësi të mira ndër-personale dhe mbajtja e kontakteve me personat vendim-marrës;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Njohja e gjuhëve zyrtare;
  • Preferohet njohja e gjuhës Angleze;
  • Shkathtësi të punës në kompjuter (Microsoft aplikacioneve, internetit, etj);

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet  në bazë të  Ligjit Nr. 03/L-149,  për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës dhe  Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Procedurat e konkurrimit:

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Paraqitja e kërkesave:

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Zhvillimit Rajonal - Divizioni për Burime Njerëzore, Ndërtesa e MZHR-së në Lagjen Pejton Rr. Perandori Justinian Nr. 116, Prishtinë, ose mund të shkarkohen në ueb-faqen zyrtare të MZHR-së. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh;aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin arsimor, letërnjoftimin dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.

Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.MZHR-ja mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit 16.07.2019 deri 30.07.2019

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni Divizionin e Burimeve Njerëzore.

Tel. 038 20064504, prej orës 8:00 – 16:00.

www.mzhr.rks-gov.net

TAGS: Ministria e Zhvillimit Rajonal, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 521
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC