Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Zyrtar për investime strategjike

	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and

Industry

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore  

Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:

REKRUTIM

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për investime strategjike

Koeficienti / 7

Nr. i Referencës:  MTI/ 21

Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1

Vendi: Prishtinë   Data: 15.07.2019 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe implementon strategjitë, politikat, procedurat, buxhetin, planin e punës të Sektorit dhe Drejtoratit konform treguesve kyç të performancës së përcaktuar për pozitën e tij.
  • Nxitë dhe inkurajon interesimin e investitorëve të huaj dhe vendorë përmes promovimit proaktiv të investimeve duke përdorur aktivitet si marketingun direkt, telemarketingun, vizitat dhe prezantimet tek investitorët ekzistues dhe potencial, vizitat dhe prezantimet në takimet B2B, G2G, G2B dhe aktiviteteve tjera të përpiluara vet apo nga Udhëheqësi i Sektorit.
  • Mbështet investitorët ekzistues dhe potencial për sektorët strategjik, poashtu edhe para, gjatë dhe pas investimit.
  • Implementon mbledhjen, ruajtjen, përpunimin dhe analizimin e thuktë te të dhënave dhe informacioneve të gjeneruara gjatë punës së tij dhe sugjeron që ato të përdoren në përpilimin e materialeve të ndryshme të promovimit të investimeve duke përfshirë, por pa u kufizuar në: prezantime, broshura, video klipe, fletëpalosje, faqe interneti, buletine, etj.
  • Pranon dhe shqyrton aplikacionet për investime strategjike, si dhe njofton të interesuarit rreth legjislacionit për Investime Strategjike.
  • Në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit dhe udhëheqësin e tij, procedojnë tutje raportin e shqyrtimit të aplikacioneve për investime strategjike.
  • Përmes analizës së tregut identifikon sektorët ekonomik, industritë, regjionet gjeografike dhe ndërmarrjet që kanë potencial, kapacitet dhe mundësi të ngritin nivelin e investimeve brenda vendit dhe përpilon, në koordinim dhe aprovim të Udhëheqësit të Sektorit.
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojës për të realizuar misionin, qëllimet, objektivat, aktivitetet dhe detyrat e Sektorit, të Drejtoratit dhe të Agjencisë dhe/ose sipas kërkesave të Udhëheqësit të Sektorit

    Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Ekonomik dhe Juridik,
  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access) ), si dhe në gjuhën angleze

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese. Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

29/07/ 2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 29/07/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

TAGS: Ministria e Tregtise dhe Industrise, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 649
Kategoria Ekonomi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC