Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and

Industry

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore  

Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:

 REKRUTIM

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për licencim

Koeficienti / 7

Nr. i Referencës:  MTI/ 22

Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1

Vendi: Prishtinë       Data: 15/07/2019  

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Verifikon plotësimin e kritereve dhe kushteve që duhet plotësuar subjekti për licencim;
  • Definon statusin ligjor dhe përgjegjësit e subjekteve afariste të licencuara dhe merr pjesë në hartimin e dokumentacionit dhe aplikacioneve për licencim ;
  • Bashkëpunon ngushtë me zyrtarët tjerë të Departamenteve të cilët në çfarëdo mënyre janë lidhur me licencimin;  
  • Mbanë evidencën e subjekteve te licencuara dhe raporton periodikisht drejtorit;
  • Definon statusin ligjor dhe përgjegjësit e subjekteve afariste te licencuara dhe merr pjese ne hartimin e dokumentacionit dhe aplikacioneve për licencim;
  • Merr pjesë në grupe punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë;
  • Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të miratuara, si dhe kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;
  • Detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i tij/saj

    Kualifikimet për këtë vend të punës

  • Diplomë universitare: Fakulteti Juridik, Ekonomik;
  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit

Nëpunësi i karriers (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

29/07/2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 29/07/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

TAGS: Ministria e Tregtise dhe Industrise, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 328
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC