Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Zyrtar i lartë për Teknologji Informative

	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and

Industry

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore  

Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:

REKRUTIM

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Agjencia për Regjistrim të Bizneseve

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë  për Teknologji Informative

Koeficienti / 8

Nr. i Referencës: MTI/ 20

Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1

Vendi: Prishtinë Data: 15/07/2019 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Administron sistemin e ARBK-së;
  • Mirëmban rrjetin e brendshëm të ARBK-së;
  • Kontrollon aspektet e sigurisë së sistemit TI dhe identifikon nevojat e tanishme dhe të ardhshme  për TI, duke bashkëpunuar me strukturat e të gjitha niveleve;
  • Menaxhon me Active Directory ( users and computers) në bashkëpunim me ASHI- në;
  • Menaxhon me File Server të ARBK-së;
  • Planifikon, menaxhon dhe mirëmban aplikacionet tjera që operojnë kryesisht në familjen Windows server si dhe kryen dokumentacionet përkatëse;
  • Rregullisht kontribuon në zhvillimin e koncepteve të reja, teknikave dhe standardeve;
  • Përgjigjet në të gjitha kërkesat e stafit të ARBK-së që kanë të bëjnë me fushën e IT-së, si dhe kryen edhe detyra tjera që kërkohen nga mbikëqyrësi.

    Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Shkenca Kompjuterike;
  • Minimum 3 vite përvojë pune profesionale;
  • Certifikata për trajnime profesionale në lëmin e IT-së;
  • Njohuri për programe kompjuterike dhe njohuri për server;
  • Njohja e gjuhës angleze( përparësi);
  • Aftësi për rrjedhat e punës dhe procedurat;
  • Aftësi për punë nën presion dhe fleksibilitet në punë

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese. Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

29/07/ 2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 29/07/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

TAGS: Ministria e Tregtise dhe Industrise, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 929
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC