Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalRepublika e Kosovës-Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal-Ministrastvo Administracije lokalne Samuprav-Ministriy of lokal govermnent Administration
Në bazë të Ligjit Nr. 03/L-149, për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Shpallë:
K O N K U R S
Titulli i vendit të punës: Zyrtar për monitorimin e komunave
Departamenti: Ligjor dhe Monitorim të Komunave
Divizioni: Monitorim të Komunave
Orari i punës: Orar i plotë i punës
Koeficienti: 7
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit
Lloji i pozitës: I karrierës
Mbikëqyrja e stafit: Nuk ka
Referenca: MPL/160
Qëllimi i vendit të punës :
Monitorimi i punës së komunave/organeve komunale në ushtrimin e përgjegjësive ligjore, vlerësimi i ligjshmërisë së akteve si dhe ofrimi i përkrahjes së tyre në përmbushjen e obligimeve të tyre.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Monitorimin e punës së Kuvendeve të Komunave dhe Komiteteve /Komisioneve;
- Monitorimin e punës së administratës komunale në ofrimin e shërbimeve administrative;
- Vlerëson ligjshmërinë e akteve të komunave se a janë në pajtim me legjislacionin bazë për vetëqeverisje lokale;
- Evidentimin e shkeljeve ligjore në komuna dhe mirëmbajtja e listës së shkeljeve ligjore në Komuna;
- Përgjegjës për mbledhjen e të dhënave nga Komuna;
- Ndihmon aktivitetet për komunikim ndërmjet organeve të qeverisjes lokale dhe nivelit qëndëror;
- Përgaditja e pyetësorëve që lidhen me punën e Kuvendeve të komunave , komiuteteve dhe administratës komunale;
- Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas këerkesës së Udhëheqësit të Divizionit dhe Udhëzimeve të Departamentit;
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
Aktet ligjore dhe aktet nën –ligjore që rregullojnë rekrutimin
Rekrutimin e nëpunësve civil e rregullon Ligji Nr. 03/L -149 Për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Rregullorja Nr.02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil .
Kohëzgjatja e emërimit
Kohëzgjatja e emërimit-punësimit është në përputhje me LSHCK Nr. 03/L-149, në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese njëvjeqare.
Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve
Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën e Personelit të MAPL-së, Kati XII -zyra 1203 , ndërtesa e ish-Rilindja, gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga ueb -Faqja e MAPL -së.
Kushtet per pjesëmarrje ne rekrutim
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat etj, mund të dorëzohen drejtpërdrejtë në Zyrën e Personelit të MAPL-së dhe përmes postës.
-“Shërbimi Civil i Koosvës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”,
-“Komunitet jo- shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikë së Kosovës”
-Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.
Procedura e Konkurimit
Procedura e konkurimit është e jashtme dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit përkatsisht nga data 10.07.2019 deri më 24.07.2019.
Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në ueb-Faqen e Ministrisë:
Për informata shtesë mundë të kontaktoni Zyrën e Personelit të MAPL-së, në telefonin: 038-200 35-555.
TAGS: Ministria e Administrates Publike, Prishtine, KosovaJob, Vende Pune, Njoftime Pune, Oferta Pune, Portal Pune, Lyp Pune, Vende te lira Pune, Kerko Pune