SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë - Renovimi i Kulmit të Objekteve

	 	 

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve fton ofertuesit e kualifikuar që të ofertojnë për riparimin e objekteve te SOS KDI gjegjsisht per ndrrimin e kulmit ne 4 objekte.

Me këtë rast ju bëjmë ftesë për ofertë në përputhje me specifikacionin si më poshtë:

  • Te hiqen tjegullat dhe (kulumart ) e vjeter ne kulm te objekteve dhe te zevendesohen me te rinj (materiali i hequr duhet te hudhet sa me larg lokacionit ne vendin e parapare per asgjesim)
  • Te kontrollohet korniza e kulmit (landët, struktura mbajtese (letvat) si dhe folja plastike (shtresa plastike per kulm)
  • Te demontohet dhe perseri montohet rrufepritesi ekzistues
  • Tjegullat duhen te jene ne fome te rrafshët
  • Sasia e tjegullave mund te jene ne sasi rreth 15,900 copë dhe rreth 1,100 copë kulumare
  • Cmimi i ofertes duhet te ipet per 1 tjegull dhe 1 kulumare
  • Ne oferte duhet te llogaritet gjithashtu edhe materiali  dhe puna e dores

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit fiskal
  • Vertetimin Tatimor
  • Garancionin e ofertes, (10% te vleres se ofertes)  me afat prej 3 muaj,
  • Dëshmite per pervojen e punes
  • Planin kohor per implementimin e projektit (ju lutem i cekni ditet e nevojshme per kryerjen e punes) .
  • Çmimi të kuotohet në Euro , pa TVSH

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Afati me i shkurter kohor i diteve te nevojshme te punes
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Kompanitë e interesuara duhet t’i dorezojne dokumentet dhe oferten e mbyllur në zarf (2 kopje), të nënshkruara nga përfaqësuesi ligjor dhe të shenuara me kodin “ OFERTA PER PUNET RIPARUESE –KULMIN E OBJEKTEVE ” deri me datën 13 Gusht 2019, në zyret e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani Rr.1 Tetori, p.n. Prishtinë. Oferta duhet të jetë e vlefshme për tre muaj. Ofertat e dorezuara me vonese nuk do te shqyrtohen. Kompanitë janë të inkurajuar që të vizitojnë paraprakisht lokacionin cdo dite pune prej ores 9:00-12:00, deri me daten 5 Gusht . Per vizite ju lutem lajmerohuni paraprakisht ne kete numer: 044-701-415.

Për ndonjë paqartësi mund të kontaktoni në e-mail:  info@soskosova.org.

TAGS: SOS Fshatrat e Femijeve, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 616
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC