Komuna e Prishtinës

Vende të lira të punës (10)

	 	 

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1, nenit 18 paragrafi 1 dhe 3, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr.03/L-149 për

Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës  shpallë:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

  1. KABINETI I KRYETARIT

POZITA: Zyrtar i lartë i Burimeve Njerëzore ( Personelit ) – një (1) ekzekutues

KOEFICIENTI : 8

LLOJI I POZITËS: I karrierës

KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional

ORARI I PUNËS: 40 orë në javë

MBIKËQYRJA: Menaxheri i personelit

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  • Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën profesionale specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  • Siguron zbatimin e legjislacionit ligjore lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e burimet njerëzore;
  • Ofron mbështetje profesionale për udhëheqësit lidhur me zbatimin e legjislacionit për menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore;
  • Merr pjesë në grupe punuese për hartimin e legjislacionit për burimet njerëzore dhe jep rekomandime për politikat lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore;
  • Përgatit raporte dhe përgjigje në pyetjet e parashtruara nga institucionet tjera lidhure me burimet njerëzorë;
  • Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet:

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e burimeve njerëzorë;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme për menaxhimin e burimeve njerëzorë;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare ( Fakulteti juridik, ekonomik administratë publike), minimum 3 vite përvojë pune profesionale.
  1. DREJTORIA E KADASTRIT

POZITA: Zyrtar i lartë për kadastër dhe gjeodezi – një (1) ekzekutues

KOEFICIENTI : 8

LLOJI I POZITËS: I karrierës

KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional

ORARI I PUNËS: 40 orë në javë

MBIKËQYRJA: Udhëheqësit të Sektorit të Kadastrit

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
  • Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Kryen detyrat në fushën profesionale specifike me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë, me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme;
  • Bën hulumtime dhe analiza sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet më të larta;
  • Merr pjesë në grupe punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë.
  • Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët;
  • Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të miratuara;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kushtet:

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare ( fakulteti juridik, administratë publike, gjeodezi), minimum 3 vite përvojë pune profesionale.

III. DREJTORIA PËR PLANIFIKIM STRATEGJIK DHE ZHVILLIM TË QENDRUESHEM

POZITA: Zyrtar për zhvillim – dy (2) ekzekutues

KOEFICIENTI : 7

LLOJI I POZITËS: I karrierës

KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional

ORARI I PUNËS: 40 orë në javë

MBIKËQYRJA: Udhëheqësit të sektorit

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :

  • Koordinon aktivitetet dhe veprimet për hartimin, zbatimin dhe rishikimin e PZHK-se apo strategjive tjera në nivel komune;
  • Koordinon programe dhe projekte  mbështetëse të bizneseve;
  • Ofron përkrahje për kandidatët që dalin në tregun e punës nga shkollat profesionale dhe te rinjve tjerë, me trajnime, këshillime dhe ndërmjetësime për punë praktike dhe punësim;
  • Ofron mbështetje në orientimin e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta në përzgjedhjen e profesionit;
  • Organizimi i trajnimeve për organizim të punës praktike, në bazë të metodologjisë së adoptuar, këshillim për karrierë për kompanitë;
  • Inkurajimi dhe promovimi për zgjerimin e NVM-ve te komunës së Prishtinës;
  • Ndihmon në organizim të ngjarjeve, me qëllim të promovimit dhe adresimit të kërkesave të tregut për profesionet e caktuara;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kushtet:

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve profesionale që korrespondojnë me detyrat e punës;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare, drejtimi ekonomik, juridik, administrate publike;
  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale.
  1. DREJTORIA E SHËNDETËSISË

POZITA: Zyrtar për shëndetësi – dy (2) ekzekutues

KOEFICIENTI : 7

LLOJI I POZITËS: I karrierës

KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional

ORARI I PUNËS: 40 orë në javë

MBIKËQYRJA: Drejtorit dhe Udhëheqësit të sektorit

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për zbatimin e projekteve, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën e shëndetësisë të nivelit primar;
  • Kryen detyra e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Bën hulumtime, naliza, vlerësim të opsioneve dhe rekomandime për shqyrtim nga nivelet e larta rreth detyrave ose projekteve të specializuara të miratuara;
  • Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë;
  • Ofron këshilla për stafin e nivelit më të ulët brenda njësisë organizative për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Ofron këshilla në fushën e shëndetësisë të nivelit primar;
  • Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojës, me autoritetet e jashtme;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;
  • Kryen edhe detyra tjera brenda fushëveprimit të sektorit dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, me kërkesë të Kryetarit të Komunës apo Drejtorit të Shëndetësisë.

Kushtet:

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare, drejtimi mjekësi (e përgjithshme, stomatologji, farmaci), infermieri, juridik, ekonomik, minimum 2 vite përvojë pune profesionale.
  1. DREJTORIA E MIRËQENIES SOCIALE

POZITA: Zyrtar për shërbime sociale – katër (4) ekzekutues

KOEFICIENTI : 6

LLOJI I POZITËS: I karrierës

KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional

ORARI I PUNËS: 40 orë në javë

MBIKËQYRJA: Udhëheqësi Sektorit për Shërbime Sociale

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :

  • Të ofroj mbështetje profesionale në mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, birësimin, strehimin familjar, kujdestarin strehimin e përkohshëm familjar ;
  • Të ofroj mbështetje profesionale në mbrojtjen e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente ;
  • Të shqyrtoj rastet e abuzimit dhe të lënies pas dore të fëmijëve dhe të merr masa dhe veprime te duhura;
  • Të punoj nësanim të marrëdhënieve të çrregulluara bashkëshortore, të bëj propozimin për besim të fëmijëve në raste të shkurorëzimit të prindërve dhe përcjell realizimin e kontaktimeve ;
  • Përcjell rastet e dhunës në familje dhe rastet e trafikimit;
  • Bën mbrojtjen e të moshuarve dhe jep propozime lidhur me to;
  • Bën pranimin e kërkesave për fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme përgatitjen e lëndës për komision mjekësore si dhe vizitat së paku dy herë në vit fëmiut në familje;
  • Ofron ndihmë në mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda;
  • Trajton rastet e personave që konsumojnë substanca narkotike, alkoolike
  • Trajton rastet dhe përgatitë raporte për gjykatë për heqjen e zotësisë veprimit të personave të pa aftë për të vepruar;
  • Kryen dhe punë të tjera brenda fushëveprimit të Sektorit me kërkesë të mbikëqyrësit dhe të Drejtorit.

Kushtet:

  • Njohuri në fushën e shërbimeve sociale:
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës, koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare, drejtimi: Sociologji, Pedagogji, Psikologji, Juridik, pa përvojë ose shkollë e lartë dhe 2 vite përvojë.

Data e shpalljes së konkursit : 11/07/2019 deri me dt. 25/07/2019.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e komunës së vjetër.

Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punë dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet e Kosovës”.

“Komunitetet jo-shumicë proporcional në organet specifikohet në nenin 11, Kosovës”

dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe e shërbimet civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lartë.

KPSHC (Komisioni përzgjedhës i shërbimit civil) duke u bazuar në nenin 25 paragrafi 1 të Rregullores NR. 02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil, mund të verifikoi me institucionet përkatëse vërtetësinë e të dhënave të sigurta nga kandidatët.

Aplikacionet duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, përvojës së punës si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme të kërkuara sipas kushteve të konkursit.

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore, zyra nr. 230, në këtë nr. të telefonit 038/230-900 lokali 10-70.

TAGS: Komuna e Prishtines, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 3343
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC