Korporata Rugove

Operator në paketim (m/f)

Shpërndaje
	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës:

OPERATOR NË PAKETIM (M/F)

FABRIKA E DJATHIT “RUGOVE” SH.P.K., NË DRELAJ (RUGOVË), PEJË.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për procesin e përgatitjes, paketimit dhe ambalazhimit të produkteve;
  • Operon dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të paketimit të produkteve;
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese në baza ditore dhe sipas nevojës;
  • Evidenton dhe regjistron sasinë e repromaterialeve;
  • Sigurohet që pajisjet punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt;
  • I ndjek udhëzimet e sigurisë së ushqimit dhe praktikat më të mira të paketimit të ushqimit dhe i zbaton ato me përpikëri;
  • Evidenton dhe regjistron veprimet e caktuara në formularët e HACCP dhe i dorëzon në baza ditore tek personi përgjegjës;
  • Kujdeset për ruajtjen e lëndës së parë;
  • Ngarkon dhe e dërgon produktin final të paletuar në oborr;
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e prodhimit.

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • E preferueshme të ketë së paku një (1) vit përvojë pune profesionale;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë banor/e i regjionit të Pejës.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 28 korrik 2019, kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

TAGS: Korporata Rugove, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2901
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC