Asgeto

Menaxher/e i/e Shitjes

	 	 

K O N K U R S

Duke pasur parasysh zgjërimin e aktiviteteve të kompanisë ASGETO Shpk në Kosovë, ne do të dëshironim që t’ju pyesim nëse jeni të interesuar që të bëheni pjesë e jona.

Nëse ju e konsideroni vehtën si person entuziast, që kërkon një pozitë përmes së cilës ju do ta shprehnit krijimtarinë e juaj, atëherë ju do të mund të jeni person i duhur për këtë pozitë si:

MENAXHER I SHITJES

Qëllimi i punës:

  • Mbikëqyrja dhe monitorimi i shitjes duke zbatuar planet e shitjeve dhe politikat e kompanisë.

Detyrat dhe përshkrimi i punës:

  • Përcakton planet e shitjes vjetore duke zbatuar strategjitë e shitjes, marketingut dhe duke analizuar trendet dhe rezultatet;
  • Përcakton objektivat e shitjes duke parashikuar dhe zhvilluar kuotat e shitjes vjetore për rajone dhe duke projektuar volumin e pritshëm të shitjeve dhe fitimit për produktet ekzistuese dhe ato të reja;
  • Zbaton programe të shitjes duke zhvilluar planet e akcioneve dhe fushatave të ndryshme të shitjes në teren.
  • Mirëmbanë volumin e shitjes, portfolion e produkteve dhe çmimet e shitjes duke qenë në dijeni të ofertës dhe kërkesës në treg, të ndryshimeve eventuale në trend, treguesve ekonomikë dhe informatave rreth konkurrencës;
  • Në bashkëpunim me drejtorin vendos dhe përmirëson çmimet e shitjes duke monitoruar koston, konkurrencën, ofertën dhe kërkesën ne treg;
  • Kompleton kërkesat operative për shitje duke bërë planifikimin në bazë të rezultateve të punës;
  • Pajiset me njohuri profesionale dhe teknike duke ndërtuar rrjet të marrdhënieve profesionale, duke marrë pjesë në shoqëri profesionale, etj..

Aftësitë/Kualifikimet:

  • Përmbushja e caqeve të shitjes,
  • Aftesia për negocim,
  • Targetimi i nevojave të klientit,
  • Motivimi për shitje,
  • Planifikimi i shitjes,
  • Ndërtimi i marrëdhënieve me klientë,
  • Trajnimi,
  • Menaxhimi i proceseve dhe zgjidhja e problemeve,
  • Njohja e tregut,
  • Kuptimi dhe zhvillimi i buxhetit,
  • Njohja bazike e programeve softwerike dhe Microsoft Office,
  • Politikat e personelit dhe përvetësimi i politikave dhe PSO të kompanisë,
  • Prefereohet pregatitje profesionale superiore,
  • Njohuri e gjuhëve të huaja,
  • Patentë shoferi valid të kategorisë B,
  • Përvojë pune minimale 2 vjeçare në shitje me REFERENCA nga kompanitë paraprake

CV me Foto mund ta dërgoni në Email adresën asgeto@asgeto.com deri me datën 20.07.2019.

Aplikacionet e pakompletuara, pa REFERENCË dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsideratë. Vetëm kandidatët e perzgjedhur dhe që i plotësojnë kriteret e lartëcekura do të ftohen për intervistë.

ASGETO Shpk., rezervon të drejtën e ndryshimit apo revokimit të këtij konkursi, në çdo kohë pa dhënë arsye për këtë!

TAGS: Asgeto Shpk, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1279
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC