Ipko

Praktikant/e i/e Shitjes

	 	 

Praktikanti/ja i/e Shitjes i raporton Udheheqesit te Ekipit ne Dyqan dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Merret me shitjen, kontratat e shitjes, instalimet e reja, zëvendësimin e pajisjeve dhe me çdo pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me proceset, procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë, dhe promovon shitjen e produkteve më të shtrenjta.
  • Prezanton oferta shtesë të IPKO-s për klientët duke u përpjekur që të rrisë shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
  • Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve me qëllim që të siguroj të dhëna të përditësuara në sistem.
  • Kontrollon prezencën dhe dukjen e telefonave mobil dhe aksesorëve të tjerë në dyqan.
  • Numëron stokun me Udhëheqësin e Ekipit dhe identifikon diferencat kur bëhet krahasimi me POS dhe me sisteme të tjera.
  • Merret me të gjitha pagesat dhe është përgjegjës për paratë e marra gjatë ndërrimit.
  • Bën bilancin dhe verifikimin e parave të gatshme ditore dhe ia dorëzon paratë Udhëheqësit të Ekipit për procesim të mëtejmë.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme për: Futjen e të dhënave; hartim të raporteve dhe raportim; aftësi per t’i kuptuar klientët dhe të jetë i përqendruar në klientë; teknikat e shitjes, Pakon MS Office.
  • Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

KLIKO KËTU PËR TË APLIKUAR!

Vendi i punës: Deçan

Afati i fundit per aplikim eshte data 14.07.2019

TAGS:  Ipko, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 710
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Deçan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC