1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë:

  • Specialist/e në Departamentin e IT-së

Drejtoria Qendrore, Prishtinë
Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike ose në fushë të ngjashme, diplome master përbën avantazh
  • Eksperiencë në sektorin bankar dhe trajnimet në këto fusha përbëjnë avantazh
  • Aftësi të mira komunikuese dhe përshtatje për të punuar në grup dhe në mjedis multikulturor
  • Të demostrojë ekuilibër të të kuptuarit të biznesit dhe aftësive teknike
  • Të jetë i/e orientuar ndaj rezultatit dhe disponibël për orare të zgjatura të punës
  • Certifikime të gjuhës angleze përbëjnë avantazh

Qëllimi i pozicionit Specialist/e në Departamentin e IT-së
Detyra e Specialistit/es të IT është të sigurojë funksionimin normal të Sistemit të Informacionit të Bankës Credins Kosovë duke bërë të mundur që operacionet e përditshme dhe ato periodike të kryhen në kohë dhe saktësisht. Ai/ajo duhet të suportojë përdoruesit në rast të mosfunksionimeve të ndryshme në sistemin e bankës ose në sisteme të tjera. Specialisti/a i sistemeve të informacionit ka për qëllim me punën e tij/saj të japë zgjidhje të menjëhershme për të mundësuar vijueshmërinë normale të aktivitetit të Bankës Credins Kosovë me mjetet informatike.

Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim
personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV, në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë
Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 27.12.2023

Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 27/12/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet