1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Mundësi Punësimi

TEB Sh.A është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar BNP Paribas.

TEB tani është duke kërkuar kandidatë të kualifikuar për pozitën e Zyrtarit të Kontrollit të Përhershëm Operacional Transversal (KPO –T) në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:

  • Kryerja e aktiviteteve të kontrollit në vend (‘on-site’) dhe në nivel qendror në Departamentet e Zyres Qendrore
  • Përcjellja e progresit të planit të veprimit të KPO-së dhe dhënia e rekomandimeve
  • Informimi i Mbikëqyrësit / Menaxherit të Departamentit në rast se konstatohen gabime të theksuara gjatë ekzekutimit të transaksioneve
  • Sigurimi i konfidencialitetit të informacionit të marrë për Bankën dhe klientët tanë
  • Dhënia e sugjerimeve lidhur me përmirësimin, zhvillimin e detyrave të tij / saj
  • Mirëmbajtja sa i përket paraqitjes së mjedisit të punës në përputhje me karakteristikat dhe imazhin e Bankës, duke shmangur qëndrimet dhe sjelljet që dëmtojnë dinjitetin e profesionit bankar
  • Përcjellja e politikave dhe procedurave gjatë kryerjes së kontrolleve dhe nëse identifikohet ndonjë boshllëk, të raportohet zbulimi i tij
  • Ndihma në sigurimin e raporteve të kërkuara nga Mbikëqyrësi / Menaxheri,
  • Ndjekja e trajnimeve të identifikuara për të
  • Realizimi i PRL-së (Plani Rezervë i Likuiditetit) të L1M (linjës së parë të mbrojtjes) të Grupit të deleguar për MAD - Thesarin dhe Tregun Lokal të Kapitalit
  • Detyra e Aktivitetit të Caktuar të Tregut
  • Kryerja e Vetë-Vlerësimit të Rrezikut dhe Kontrollit për MAD -Thesarin dhe Tregun Lokal të Kapitalit
  • Pjesëmarrja në përgatitjen e Komitetit të Sjelljes
  • Kryerja e detyrave sipas kornizës së KPO -T

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë universitare
  • Minimumi 3 vite përvojë në sektorin bankar ose në fushën e Auditimit / Kontrollit të Brendshëm, Pajtueshmërisë dhe Thesarit
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi për kërkimin dhe mbledhjen e të dhënave
  • Aftësi të mira komunikuese si me shkrim ashtu edhe me gojë
  • Aftësi për të përgatitur plan të punës dhe menaxhim të kohës
  • Aftësi për të analizuar dhe vlerësuar rrezikun dhe raportet
  • Njohuri për politikat dhe procedurat rregullative të brendshme dhe të jashtme
  • Aftësi për të punuar nën presion
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek

Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 12.12.2023. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e

Përzgjedhur.

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 12/12/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet