1

Mësuese Ndihmëse për Nivelin Fillor

Ruaj
Horizon School
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

K O N K U R S

Institucioni Privat i Arsimit Parauniversitar, Horizon School licencuar nga MASHTI me numër licence 3-1214, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës, si dhe Statutin e shkollës, shpallë konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës, për vitin shkollor 2023/2024, si vijon:

  • Mësuese ndihmëse për nivelin fillor(1)

1. Kualifikimet e nevojshme:

Kandidatet duhet të kenë të përfunduar shkollimin përkatës universitar sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar

  • Fakulteti i Edukimit-programi fillor
  • Fakulteti i Mësuesisë.

Kualifikime tjera:

  • Përvoja relevante profesionale;
  • Trajnime dhe certifikime sipas standardeve;
  • Njohuri adekuate kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Shkallë të lartë të vetiniciativës;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;

2. Mënyra e aplikimit

Kandidatet e interesuara duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara më poshtë në emailin info@horizonschool-ks.com ;

  • CV-në;
  • Diplomat universitare;
  • Trajnime dhe certifikime;
  • Dokument identifikimi;
  • Dokumente tjera përcjellëse.

3. Shënim: Aplikimet kanë filluar dhe konkursi mbetet i hapur deri më datë 19.12.2023

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet