1
PREMIUM
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Praktikë në kontabilitet dhe financa

Rreth Foleja Ne jemi të përkushtuar t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të blerjeve online. Me një gamë të larmishme produktesh dhe një përkushtim ndaj përsosmërisë, ne jemi këtu si platforma juaj më e besuar e tregtisë e-commerce.

Misioni Të përkushtuar tek besimi dhe shërbimi i mirëfillitë i konsumatorëve, ne përpiqemi të ju ofrojmë klientëve një përvojë të lehtësuar gjatë blerjeve dhe shitjeve online, duke ofruar produkte cilësore të pakrahasueshme, si dhe duke mundësuar dërgesat më të shpejta dhe të sigurta.

Vizioni Të bëhemi një platformë e blerjeve dhe shitjeve, ku klientët tanë besojnë në përkushtimin tonë drejt ofrimit të një game të gjerë të produkteve, çmimeve të pakrahasueshme, shpejtësinë dhe besueshmërinë më të madhe në dërgesë, të gjitha të shoqëruara nga një përvojë blerjeje dhe shitjeje të përsosur.

KES Group – Foleja krenohet me punësimin dhe zhvillimin e njerëzve me aftësi dhe talent të jashtëzakonshëm. Natyra e tregut tonë e bën të domosdoshme që ne të punësojmë dhe rekrutojmë individë me ndikim; lloji i njerëzve që do të bëjnë ndryshimin në momentin që do të mbërrijnë - duke lulëzuar nën vlerat tona thelbësore të kompetencës, ndershmërisë dhe integritetit, profesionalizmit, përkushtimit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Ne ofrojmë një mjedis të larmishëm dhe bashkëpunues që respekton nevojat individuale dhe promovon zhvillimin e vazhdueshëm. Në Foleja, klientët tanë dhe profesionistët tanë janë një prioritet. Ne vendosim standarde të larta profesionale dhe ne rekrutojmë në bazë të këtyre standardeve.

Për të përmbushur rritjen tonë në Kosovë, ne jemi duke kërkuar për të rinj të talentuar.

Kërkesat:

  • formim akademik në fushën e ekonomisë;
  • aftësi të mira komunikimi ndërpersonale;
  • Njohuri të mira të aplikacioneve MS Office (Excel, Word, etj.);
  • aftësi për të punuar individualisht dhe/ose në ekip.

Cfarë ne ofrojmë:

  • një mjedis pune profesional ku inkurajohet zhvillimi dhe rritja personale;
  • mundësitë për të mësuar;
  • Pozicioni i përhershëm për kandidatët e përzgjedhur pas periudhës së praktikës.

Për të interesuarit ju lutem dërgoni CV  përmes butonit 'Apliko Këtu' ose ne email-In e shënuar më poshtë : financa@fpcons.com

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 03/01/24 (Ka skaduar!)
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet