1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikë – Ekipi i Inxhinierisë Elektrike  

Kush jemi ne?

Rinjë

71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
Besnik dhe të lidhur:

Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; 

Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.

Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;

Çfarë presim nga ju?

I raporton Menaxherit të Ekipit dhe do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Ndihmon dhe asiston në përkujdesjen dhe monitorimin e stabilimenteve elektroenergjetike, gjeneratorëve, UPS-eve, sistemit të ftohjes së dhomave kryesore të serverëve, sistemet e monitorimit, sistemet DC dhe sistemet tjera rezerve të baterive;
  • Merr pjesë në rrjedhën e tiketave për problemet e ndryshme dhe sipas nevojës komunikon me kontraktorët e jashtem per koordinim, në zgjidhjen e problemeve te ndryshme; 
  • Ndihmon dhe asiston në analize, testim dhe projektim të pajisjeve dhe sistemeve te ndryshme elektrike;
  • Ndihmon dhe ofron mbështetje përkatese gjatë zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të ndryshme teknike;
  • Shqyrton dhe ruan dokumentacionin teknik, raporte si dhe dokumente tjera me rëndesi;
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësise.

Çka ju nevojitet?

  • Student/e në Fushën e Shkencave Kompjuterike, Rrjeta Kompjuterike, apo ngjashëm;
  • Praktikë ose eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
  • Njohuri te sistemeve energjetike;
  • Njohuri bazike te programit Autocad, ose ndonjë aplikacioni tjetër për dizajnim si dhe aplikacioneve te MS Office; 
  • Aftësi te mira teknike;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhë shqipe dhe angleze;

Shkathtësi të mira teknike dhe analitike;

  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontraktoret në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Aftësi për të punuar nën presion.

Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale

Afati i fundit për aplikim: 11.12.2023

Kategoria Inxhinieri
Skadon 11/12/23 (Ka skaduar!)
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet