1
PREMIUM PLUS

Zëvendës Menaxhere, Menaxhere Marketingu, Asistente Financiare, Serviser / Teknik (2)

Ruaj
Astronik Printing Solutions
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Vende të lira pune nga kompania “Astronik Printing Solution”
 
Me rritjen e tregut po rritet edhe ekipa, kompania Astronik është me bazë në Prishtinë që si aktivitet primar ka shitjen dhe dhënien me qira të pajisjeve të printimit.
Pozitat e hapura në kompani:
  • Zëvendës Menaxhere
  • Menaxhere Marketingu
  • Asistente Financiare
  • Dy Serviser (Teknik)
Fokusi kyesor i pozitave të hapura është t'u ofrojë klientëve një shërbim cilësor dhe përvojë pozitive dhe besueshmëri në blerje.

Detyrat dhe përgjegjësit:
 Zëvendës Menaxhere
  • Aftësi të shkëlqyer komunikimi dhe menaxhimi të ekipit,
  • Planifikimi dhe organizimi i punëve,
  • Karakter stabil dhe e vendosur për të shtyrë proceset para,
  • Efektiviteti në punë dhe ekip,
  • Iniciativa dhe kreativiteti,
  • Motivimi dhe zhvillimi i stafit,
  • Preferohet njohja e Gjuhës Angleze, përvojë pune në menaxhment dhe burime njerëzore,
  • Lidership dhe shkathësi, vetëpërmbajtje, aftësi negociuese.
 

Menaxhere Marketing
  • Zhvillimi dhe implementimi i planit strategjik të marketingut për të rritur vetëdijen e brendit dhe shitjes,
  • Bashkëpunim me departamentet e tjera për të siguruar strategjitë e kompanis,
  • Ndjek në mënyrë aktive shitjen e produkteve dhe të mbaj përgjegjësi për të krijuar besueshmëri tek klienti,
  • Njohuri në ndonjë nga programet si: Photoshop apo Coreldraw,
  • Aftësi të theksuara të njohurive lidhur me platformat sociale, si: Facebook, Instagram, Tiktok,
  • Njohuri të Gjuhës Angleze.

Asistente Financiare
  • Njohuri bazike në financa,
  • Njohuri të mira të platformes MS Office,
  • Preferohet njohja e ndonjë programi financiar, aftësi administrative, shkathësi,
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimin e databazës së kompanis, punë ekipore.

Dy Serviser(Teknik)
  • Shkathësi teknike, fleksibilitet,
  • Aftësi për të mësuar pjesën teorike dhe praktike të servisit,
  • Punë ekipore dhe përgjegjësi të larta komunikimi me klientin,
  • Patentë shofer.

Nëse dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi zhvillimi të vazhdueshëm, ju pëlqen mjedisi i qetë dhe miqësor, jeni energjik, dashamirës dhe jeni të apasionuar me teknologji atëherë dërgoni CV tuaj përmes butonit "Apliko Këtu",  në email info@astronik.net ose në numrin kontaktues 045 504 305

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet