1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozicioni: Call Center Agent
Kompania: Ethetic Hair
Vendndodhja: Prishtinë, Dragodan

Përshkrimi i Përgjithshëm:
Agjenti i Thirrjeve për Ethetic Hair do të jetë pika kryesore e kontaktit për klientët nëpërmjet telefonatave dhe komunikimeve të tjera të nevojshme. Do të ketë mundësi të ndihmojë klientët me informacione rreth produkteve, shërbimeve, dhe të ofrojë zgjidhje për çdo pyetje apo problem që klientët mund të kenë.

Esthetic Hair kërkon Call Center Agent për gjuhet e mëposhtme:

  • Gjuhë Gjermane (2)
  • Gjuhë Italiane (2)
  • Gjuhë Frenge (1)
  • Gjuhë Serbo-kroate (1)
  • Gjuhë Spanjolle (1)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të komunikojë me klientët në mënyrë të kujdesshme dhe miqësore (përmes WhatsApp)
  • T'i ofrojë informacione të detajuara për produkte dhe shërbime të ofruara nga Ethetic Hair
  • T'i ndihmojë klientët në zgjidhjen e çdo problemi apo pyetje që kanë lidhur me produkte apo shërbimet
  • Të ofrojë shërbim të kualifikuar dhe të sigurojë që çdo klient të jetë i kënaqur me përvojën e tyre

Kualifikimet e Nevojshme:

  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar
  • Aftësi për të zgjidhur probleme në mënyrë efikase dhe miqësore
  • Përvojë paraprake në fushën e shërbimit të klientit është një avantazh

Cfarë ofrojmë ne:

  • Orar të punës nga 12:00 - 17:00, e hënë - e shtunë
  • Sigurim shëndetësor
  • Pagë konkurruese

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes butonit "Apliko Këtu" apo numrit të telefonit 048 202 133

Kategoria Telekomunikim
Skadon 01/01/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet