1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Marketing Manager/e

Përgjegjësitë e Punës:

  • Menaxhimi i platformave të rrjeteve sociale.
  • Propozimi i ideve dhe koncepteve të reja për përmbajtjen e rrjeteve sociale.
  • Zhvillimi dhe ekzekutimi i kampanjave të marketingut.
  • Krijon dhe modifikon përmbajtje të ndryshme për qëllime të publikimit në rrjete sociale
  • Të jetë në hap me trendet dhe praktikat e reja të rrjeteve sociale.
  • Raportimi në baza javore dhe mujore lidhur me performancën e marketingut.
  • Menaxhon funksionet e faqes së internetit (Website) dhe platformat e mediave sociale sipas nevojës : Facebook,Instagram,TikTok.
  • Përgaditja e materialeve promovuese në poste për rrjete sociale.
  • Koordinohet me ekipen e shitjes në lidhje me prezentimet dhe specifikat e produkteve të kompanisë.
  • Si dhe detyra tjera sipas nevojës dhe kërkesave të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara për vendin e punës:

  • Kandidatët me arsimim të mesëm që i plotësojnë kushtet perkatëse të punës së kërkuar;
  • Përvojë e provuar si menaxher/e i mediave sociale.
  • Posedimi i njohurive lidhur me planifikimin e marketingut digjital
  • Njohuri të thella të platformave kryesore të mediave sociale, si Facebook, Instagram, TikTok,
    dhe aftësi për të krijuar dhe zbatuar strategji për secilën platformë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, me aftësi për të shkruar dhe redaktuar përmbajtje cilësore të mediave sociale.
  • Aftësi për të ndjekur trendet dhe inovacionet në fushën e mediave sociale dhe për t'u përshtatur me strategjinë tone
  • Njohuri rreth shitjeve online
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze
  • Të jetë fleksibile në orar.

 Te interesuarit te dergojn Cv-n ne email info@agimicompany.com

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 31/12/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet